post

Statuti i ASAR

STATUTI

KREU 1

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Institucioni i Arsimit të Lartë Akademia e Studimeve të Aplikuara “REALD” është  institucion i arsimit të lartë, i krijuar në bazë të ligjit Nr 9741, datë 21.05.07, “Për Arsimin e Lartë në Republiken e Shqiperisë”, i ndryshuar me Ligjin Nr. 82 datë 14.02.2013, të Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve “Për përcaktimin e proçedurave dhe dokumentacionit që duhet të paraqesë  subjekti juridik për ciklin e parë dhe ciklin e dytë të studimeve”

Neni 2

Akademia e Studimeve të Aplikuara “REALD”(ASAR), fillimisht përfshin programe të studimeve të ciklit të parë dhe programe të integruara të studimeve të ciklit të dytë dhe më pas do të përfshijë programet e studimit të ciklit dytë (master) dhe të ciklit të tretë. Akademia e Studimeve të Aplikuara “REALD” përbëhet nga fakultetet të cilat organizohen në njësi bazë, ku përfshihen departamentet.Akademia e Studimeve të Aplikuara “REALD” ka në përbërje dy njësi kryesore: Fakultetin e Shkencave  Mjekësore dhe Fakultetin e Shkencave Humane. Fakulteti i Shkencave Mjekësore përbëhet nga departamentet: Departamenti i Infermierisë, Departamenti i Stomatologjisë dhe Departamenti i Farmacisë, Departamenti i Fizioterapisë. Fakulteti i Shkencave Humane përfshin departamentet: Departamenti i  Financës, Departamenti i Menaxhimit dhe Departamenti i Marketingut.

Neni 3

ASAR  ka për qëllim:

  1. Të zhvillojë, të transmetojë dhe të mbrojë dijet me anë të proçesit të mësimdhënies.
  2. Të përgatisë specialistë të lartë në fushën e shkencave mjekësore dhe ekonomike.
  3. Të kryejë studime dhe kërkime në fushën e shkencave mjekësore dhe ekonomike.
  4. Të kryejë kualifikimin shkencor pasuniversitar, kurse të specializimt dhe kurse të kualifikimit afatshkurtër dhe afatgjatë për specialistë në Infermieri, Stomatologji, Farmaci, Financë, Menaxhim, Marketing, Fizioterapinë.

Neni 4 

Mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe. Akademia e Studimeve të Aplikuara “REALD” është institucion jopolitik, kombëtar dhe laik.

Neni 5 

Personeli  mësimor-shencor i Institucionit gëzon liri akademike në proçesin mësimor dhe në kërkimin shkencor në kuptimin e  Nr 9741, datë 21.05.07, “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë” ,  i ndryshuar me Ligjin Nr. 82 datë 14.02.2013, të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës “Për përcaktimin e proçedurave dhe dokumentacionit që duhet të paraqesë  subjekti juridik për ciklin e parë dhe ciklin e dytë të studimeve”.

Neni 6

 

Të gjitha mjediset e Institucionit gëzojnë paprekshmëri në kuptimin e Nr 9741, datë 21.05.07, “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqiperisë” ,  i ndryshuar me Ligjin Nr. 82 datë 14.02.2013, të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës “Për përcaktimin e proçedurave dhe dokumentacionit që duhet të paraqesë  subjekti juridik për ciklin e parë dhe ciklin e dytë të studimeve”

 

Neni 7

 Institucioni i arsimit të lartë Akademia e Studimeve të Aplikuara “REALD” ka të drejtë:

  1. Të miratojë planet dhe programet e veta mësimore;
  2. Të miratojë tekstet në përdorim të studenteve te tij;
  3. Të përzjedhë personelin akademik dhe personelin administrativ;
  4. Të perzgjedhë studentet që regjistrohen çdo vit akademik
  5. Të anëtarësohet në shoqata e organizata kombëtare dhe ndërkombëtare  universitare;
  6. Të krijojë lidhje bashkëpunimi me universitete dhe fakultete analoge brenda dhe jashtë vendit.
  7. Të krijojë lidhje bashkëpunimi me Institucione brenda dhe jashtë vendit për realizimin e programeve mësimore e në mënyrë të vecantë praktikave profesionale.

Neni 8

Institucioni privat i arsimit te lartë Akademia e Studimeve të Aplikuara “REALD” detyrohet:

  1. Të zhvillojë procesin mësimor dhe shkencor sipas standarteve të përcaktuara nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës dhe në përputhje me Hapësirën Europiane të Arsimit të Lartë, si dhe të përgatisë specialistë në fusha të ndryshme , të nivelit bashkëkohor.
  2. Të raportojë në Ministrinë e Arsimit dhe të Shkences në fund të çdo viti akademik për veprimtarinë mësimore-shkencore të tij si dhe të paraqesë çdo vit pranë Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës gjendjen financiare të institucionit.
  3. Në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës të kryejë proçesin e vlerësimit dhe të akreditimit, i cili bëhet i njohur për publikun.

Kreu II

ORGANET DHE AUTORITETET DREJTUESE TË INSTITUCIONIT TË ARSIMIT TË LARTË PRIVAT AKADEMIA E STUDIMEVE TË APLIKUARA “REALD”

 Neni 9

Organet dhe autoritetet drejtuese

 Organet drejtuese të institucionit janë Këshilli i Administrimit, Senati akademik , Njësia e Brendshme e Sigurimit të Cilësisë, Qëndra e Kërkimit dhe Zhvillimit, Këshilli  i Fakultetit dhe Këshilli i Etikës së Akademisë e Studimeve të Aplikuara “REALD”, ndërsa autoritetet drejtuese janë Administratori, Rektori, Dekani, Përgjegjësi i Departamentit  dhe Kancelari i Institucionit.

Neni 10

Këshilli i Administrimit

 

1.Këshilli i Administrimit është organi kolegjial më i lartë vendimmarrës i Institucionit në nivel Administrativ dhe Financiar. Këshilli i Administrimit mbikqyr e kontrollon  veprimtarinë e Institucionit që lidhen me menaxhimin administrativ, financiar, ekonomik,  dhe të pronave të tij

2.Këshilli i Administrimit përbëhet nga Kryetari dhe dy anëtarë të zgjedhur nga Shoqëria Themeluese. Kryetari i Këshillit të Administrimit zgjidhet nga anëtarët e Këshillit të Administrimit me 2/3 e votave.

3.Mënyra e funksionimit të Këshillit të Administrimit, të drejtat e detyrat e të gjithë pjesëmarrësve përcaktohen në rregulloren e Këshillit të Administrimit.

Neni 11

Funksionet e Këshillit të Administrimit

 Funksionet kryesore dhe detyrat e Këshillit të Administrimit janë:

  1. Është përfaqësuesi juridik i Akademisë së Studimeve të Aplikuara REALD;
  2. Emëron dhe shkarkon Rektorin e Institucionit dhe njofton Ministrinë e Arsimit  dhe Sportit në Republikën e Shqipërisë;
  3. Përcakton kushtet e kontrates së punës për autoritete drejtuese, personelin akademik dhe personelin tjetër të Akademisë, vendos rreth emërimit, ngritjes në detyrë dhe largimit të tyre nga puna në bazë të propozimit të paraqitur nga organet kompetente;
  4. Miraton buxhetin dhe planin e investimeve, përcakton mënyrat  e shpenzimeve dhe kontrollon zbatimin e buxhetit dhe të planit të investimeve të Institucionit, si dhe cdo veprimtari tjetër financiare;
  5. Përcakton pagat e stafit akademik dhe të personelit tjetër duke u mbështetur në Ligjin e Arsimit të Lartë dhe burimeve financiare;
  6. Përcakton kuotat e studentëve me pagesë dhe me bursë;
  7. Përcakton pagesën e vitit akademik, kohën në të cilën duhet të shlyhet  pagesa si dhe masën e burses që do të jepet;
  8. Administron pasuritë e luajshme dhe të paluajtshme të Institucionit , përdor si garanci pasurinë e Akademisë së Studimeve Të Aplikuara “Reald” me qëllim për të marrë kredi;
  9. Në rast se vendi i rektorit mbetet vakant, emëron një rektor të ri  në detyrë për më së shumti gjashtë muaj si dhe bën me dije Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve;
  10. Vendos rreth miratimit ose mosmiratimit  në lidhje me donacionet me ose pa kusht që i bëhen Akademisë së Studimeve Të Aplikuara “Reald” si dhe të kryejë procedurat e nevojshme;
  11. Vendos rreth bërjes së investimeve, themelimit të sipërmarrjeve dhe përfshirjes në sipërmarrje tashmë të themeluara me qellim krijimin e të ardhurave për Akademinë e Studimeve Të Aplikuara “Reald”, si dhe vendos rreth menyrës më të mire të përdorimit të burimeve ekzistuese në përputhje me legjislacionin në fuqi;
  12. Inkurajon programet e bashkëpunimit dhe të shkëmbimit , si dhe kryerjen e aktiveteteve shkencore në bashkëpunim me universitete ose institucione të tjera të ngjajshme brenda dhe jashtë vendit, në përputhje me kushtet e përcaktuara në legjislacionin në fuqi;
  13. Ndjek zbatimin e buxhetit me ndihmën e keshilltarëve të pavarur financiare ose me ndihmën e firmave te pavarura të auditit;
  14. Miraton marrëveshjet ose protokollet e bashkëpunimit të paraqitura  nga Rektori, me universitet apo institucionet e tjera brenda  dhe jashtë vendit.
  15. . Miraton perjashtimin e studenteve te ASAR të propozuar nga Dekanët përkatës.

Neni 12

Rektorati

 Rektorati përbëhet nga:

  1.  rektori;
  2. zëvendësrektori/ët;
  3. dekani i çdo fakulteti;
  4. kancelari i institucionit.

Rektorati kryesohet nga rektori.

Funksionet kryesore të rektoratit janë

  1.   harton dhe propozon projektbuxhetin për miratim në senatin akademik;
  2. harton planin për investime, kontratat dhe marrëveshjet, që janë kompetencë e tij;
  3. paraqet rekomandime për projektet për programet e studimeve, të kërkimit shkencor  dhe ndryshimet e nevojshme strukturore për realizimin e tyre;
  4. zbaton të gjitha vendimet e miratuara nga senati akademik dhe këshilli i administrimit
  5. monitoron dhe publikon rezultatet e vlerësimit të veprimtarive të institucionit;
  6. përgatit marrëveshjen ndërmjet institucionit të arsimit të lartë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve për rregullat e financimi
  7. propozon strukturën e përgjithshme dhe numrin e personelit të institucionit për të gjitha nivelet;
  8. përgatit rregulloren e tij të punës, që miratohet nga senati akademik
  9. rektorati kërkon mendimin e senatit akademik dhe të këshillit të administrimit për aspekte të kompetencës së këtyre të fundit.
  10. Rektorati harton raportin vjetor të veprimtarisë mësimore-kërkimore dhe financiaredhe ia paraqet atë për miratim senatit akademik dhe këshillit të administrimit brenda muajit dhjetor të çdo viti për vitin parardhë  .  
  11. Në statutin e institucionit publik të arsimit të lartë, në përputhje me këtë ligj,përcaktohen të drejta dhe detyra të tjera, si dhe funksionimi i rektoratit.

 Rektori

Rektori është autoriteti drejtues i ASAR në shkallë akademike . Ai përfaqëson Akademinë e Studimeve të Aplikuara “ REALD” dhe vepron në emër dhe për llogari të saj. Rektori emërohet me vendimin  drejtuesit të shoqërisë për një periudhë 1 vjecare me të drejtë riemërimi.Rektori duhet të ketë titullin “Profesor” ose “Proff/ass. Dr”, “Doktor”( mbrojtur gradën Shkëlqyer).  Marëdhëniet ndërmjet shoqërisë dhe rektorit përcaktohen me kontratë.

Rektori ka keto kompetenca:

  1. Drejton dhe përfaqeson institucionin e arsimit të lartë privat
  2. Propozon dhe jep pelqimin për pranimin e personelit akademik të institucionit në përputhje me kriteret e vlerësimit të përcaktuara nga Senati dhe Këshilli I Administrimit.
  3. Shfuqizon vendimet e Këshillave te Fakulteteve në rast se janë në kundërshtim me ligjin;
  4. Lëshon diplomat e përfundimit të studimeve të ciklit të parë dhe të studimeve të ciklit të dytë dhe të tretë, por nuk ka te drejtën e delegimit të firmës personave të tjerë për këtë kompetencë;
  5. Miraton planin akademik të proçesit mësimor;
  6. Jep leje për hyrjen e forcave të rendit në mjediset e Institucionit dhe mund t’i therrasë ato në rast nevoje;

Neni 13

Zëvendësrektori

Zëvendësrektori kryen detyra të përcaktuara nga Rektori dhe në mungesë me porosi dhe në emër të tij nënshkruan aktet përkatëse përvec atyre që legjislacioni për arsimin e lartë dhe ky statut i përcakton si ekskluzivitet i Rektorit.

Neni 14

Kancelari

Kancelari është specialist me formim të lartë ekonomik apo juridik dhe me pervojë të lartë organizuese.Kancelari është kreu i strukturës administrative të  “Akademisë së Studimeve të Aplikuara REALD” dhe përgjigjet Këshillit Administrativ për mbarëvajtjen e veprimtarisë së kesaj strukture.Kancelari emërohet nga  Kryetari i Këshillit Administrativ.Kancelari i institucionit është përgjegjës për drejtimin e përditshëm,administrativ dhe financiar të institucionit, për zbatimin e buxhetit, për mbikëqyrjen dhe kontrollin e veprimeve financiare, si dhe për zbatimin e ligjshmërisë.

Kancelari ka këto kompetenca:

1.Ndjek gjithë veprimtarinë juridiko-administrative-financiare në shkallë institucioni dhe përgjigjet përpara  Këshillit administrativ  për mbarëvajtjen e saj;

2.Organizon punën për hartimin e projekt rregulloreve të të gjitha instancave të Akademisë së Studimeve të Aplikuara “Reald”;

3.Organizon dhe drejton kryerjen e sherbimeve ndaj studenteve ne institucion;

4.Koordinon punen me Dekanatet per hartimin e programeve te reja mësimore për cikle te ndryshme studimi;

5.Ndjek korrespodencen e institucionit me Ministrine e Arsimit dhe Shkences:

6.I propozon Rektorit dhe Bordit te Drejtuesve kandidate per vendet e lira te punes ne strukturen administrative te  Akademisë së Studimeve të Aplikuara REALD

7.Kryen detyra te tjera te ngarkuara nga Rektori dhe Këshilli Administrativ në lidhje me çeshtje juridike dhe administrative;

Neni 15

Senati akademik

Senati akademik është organ kolegjial vendimmarrës iAkademisë së Studimeve të Aplikuara “REALD”. Ai vendos për problemet më të rëndësishme mësimore shkencore te këtij institucioni.Anëtaret e Senatit akademik përfaqesojne personelin mesimor e shkencor dhe duhet të kenë titull dhe/ose grada shkencore. Ata mund te jenë pedagoge të brendshëm ose te jashtëm.Senati akademik përbëhet nga 11 anëtare: 10 prej tyre zgjidhen nga personeli akademik, 1 prej tyre është perfaqësues I personelit administrativ. Rektori është kryetar i Senatit akademik për shkak te detyrës.

Mandati i Senatit akademik është katër vjet.

Senati akademik mblidhet në seanca te zakonshme  me thirjen e Kryetarit të Senatit. Rendi i dites propozohet nga Kryetari i Senatit dhe miratohet nga Senati.

Senati akademik ka keto kompetenca:

  1. .Miraton propozimin për Ministrine e Arsimit dhe Sporteve për hapjen dhe mbylljen e programeve te studimt dhe njësive mësimore ose kërkimore.
  2. Përcakton drejtimet kryesore të punës mësimore dhe kërkimore shkencore;
  3. I bën kërkesë Keshillit të Areditimit për vlerësimin e cilësise dhe akreditimin e programeve të studimit;
  4. Përcakton normat vjetore të ngarkesës mësimore shkencore për personelin akademik duke u bazuar në Ligjin e Arsimit të Lartë.
  5. Miraton Statutin me 2/3 e votave të anëtarëve të tij dhe Rregulloret e institucionit me shumicen e votave te anëtareve të tij;
  6. Miraton propozimet e Këshillit të Fakultetit për dhënien e titujve shkencore.
  7. Miraton Raportin Vjetor të Veprimatrisë mësimore kërkimore;

Neni 16

Këshilli i Etike

  1. Këshilli i Etikës diskuton probleme të etikes së jetës të arsimit te lartë. Ai i bën propozime Rektorit për këto çështje. Anëtaret e Këshillit të Etikës përzgjidhen nga Senati, për një periudhe katërvjecare.
  2. Këshilli i Etikës shqyrton dhe merr vendime mbi çështje që i parashtrohen nga personeli akademik dhe administrativ i Institucionit si dhe nga studentet, lidhur me etikën e studentit dhe të personelit akademik dhe administrativ përkatës. Këshilli i Etikës merr vendime duke u bazuar në rregulloret e brendshme të institucionit.
  3. Këshilli i Etikës miraton rregulloren e tij të brendshme. Rregullorja e brendshme përcakton në mënyre të hollësishme të drejtat, detyrat, organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Etikës.

Neni 17

 Njësia e  Brendshme e Sigurimit të Cilësisë

Njësia e  Brendshme e Sigurimit të Cilësisë është njësi autonome operative e përhershme në strukturën organizative të universitetit. Njësia vlerëson periodikisht efikasitetin e veprimtarive mësimore e kërkimore të Akademisë së Studimeve të Aplikuara REALD. Çdo anëtar i Njësisë së Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë përfaqëson Fakultetin të cilit i përket. Të gjitha direktivat dhe detyrat që përcaktohen në mbledhjet e NJSBC u përcillen Fakulteteve dhe departamenteve të tyre nëpërmjet anëtarit të NJSBC-së. Më pas anëtari i NJSBC ndjek, menaxhon dhe monitoron përmbushjen e detyrave të caktuara nga Njësia deri në nivel departamenti të Fakultetit përkatës. Në përpërnje të NJBSC është edhe një student qe I përket viteve të ndërmjetme të procesit akademik. Mund të thirret dhe një ekspert i jashtëm në varësi të problemit.

Njësia e  Brendshme e Sigurimit të Cilësisë janë si më poshtë:

  1. .Kryen vlerësimin periodik të programeve të sudimit dhe stafit të përfshire në të;
  2. Kryen vlerësimin e programeve të reja që do të hapen duke i paraqitur mendim të detajuar Senatit Akademik;
  3. Kryen vlerësimin me transparence dhe publikon rezultatin e tij
  4. Harton raportin semestral duke paraqitur në të mangësitë , realizimet si dhe propozon masa konkrete për rritjen e cilësisë së Institucionit

Kreu III

ORGANET DHE AUTORITET  DREJTUESE  NË  FAKULTET

 Neni 18

Fakultetet e  ASAR –it janë njësi kryesore që bashkerendojne mesimdhënien, kërkim shkencor dhe zhvillimin kulturor në fushat mësimore-kërkimore të përaferta ose te ndërthurura.Departamentet janë njësi bazë mësimore-kërkimore që përfshijne fusha kërkimi homogjene dhe grupojnë disiplinat mësimore respektive.Organet dhe autoritetet drejtuese të tyre janë: Dekani dhe Këshilli i Fakultetit.

Neni 19

 Dekani

Dekani është autoriteti kryesor i Fakultetit dhe përfaqesuesi ligjor i tij. Ai emërohet në detyrë me propozim të Rektorit dhe me miratim të  Këshillit të Administrimit  për një periudhe një vjecare me te drejtë riemërimi. Marëdheniet me ASAR-in përcaktohen me kontratën e punës.

Dekani duhet të ketë titullin “Profesor”,”Profesor i Asociuar”, ose gradën “Doktor”.

Dekani i Fakultetit ka këto kompetenca:

  1. Drejton dhe është përgjegjës për te gjithë punën mësimore, kërkimin shkencor të Fakultetit;
  2. I propozon Senatit miratim e Rregullores së Fakultetit;
  3. Drejton programet e studimit të ciklit të parë, të dyte dhe të tretë të fakultetit;
  4. Miraton komisionet e provimeve;
  5. Propozon për përjashtimin e studentëve të ASAR me miratim të Këshillit Administartiv.

Neni  20

 Këshilli i Fakultetit

Këshilli i Fakultetit është organ kolegjial vendimmarrës, që programon e përcakton në bazë të propozimeve të departamenteve, veprimtarinë e mesimdhënies dhe kërkimit shkencor të fakultetit.Këshilli i Fakultetit përbëhet nga 7 persona dhe zgjidhet nga stafi akademik. Kryetar i tij është Dekani i fakultetit për shkak te detyrës.

Mandati i Këshillit të Fakultetit është katër vjecar.

Këshilli i Fakultetit ka këto kompetenca:

a.miraton planin mësimor të fakultetit;

b.miraton programet mësimore të fakultetit;

c.miraton tekstet në përdorim të studentëve;

d.i propozon Senatit akademik strategjinë e zhvillimit të fakultetit;

e.i propozon Rektorit vendosjen e lidhjeve me shkolla të larta të vendit e të huaja, anëtarësimin në shoqata kombëtare e ndërkombëtare që shfaqin interes për proçesin mësimor dhe shkencor;

f.miraton rregullat dhe programet e studimit të ciklit të dytë dhe të tretë;

g.miraton propozimet e departamenteve për dhënien e titujve shkencorë.

Neni 21

 Departamenti

Departamenti është njësi bazë mësimore-kërkimore që përfshin fusha kërkimi homogjene dhe grupon disiplinat mësimore respektive. Departamenti mbulon disa disiplina mësimore të ngjashme. Në departament përfshihet gjithë stafi akademik, i brendshëm dhe i jashtëm, sipas disiplinave përkatëse.

Departamenti ka këto kompetenca:

a.harton dhe shqyrton planet mësimore dhe i propozon Këshillit të Fakultetit ndryshimet përkatëse;

b.shqyrton programet mësimore dhe bën ndryshimet e nevojshme;

c.shqyrton dhe miraton tekstet mësimore;

d.realizon programin mësimor sipas planit të miratuar dhe kontrollon cilësinë e mesimdhënies;

e.përcakton tematikën e punës shkencore dhe kontrollon realizimin e saj;

f.realizon programet e ciklit te dytë dhe të tretë;

g.propozon dhënien e titujve shkencore për stafin akademik, në përputhje me legjislacionin në fuqi;

h.organizon mbështetjen dhe këshillimin e studentëve të viteve të fundit lidhur me mundësine që ofron Departamenti për programet e studimit të ciklit të dytë dhe të tretë.

Neni 22

 Përgjegjësi i departamentit

Përgjegjësi i departamentit është autoriteti më i larte drejtues për njësinë bazë mësimore kërkimore. Përgjegjësi i departamentit zgjidhet nga Dekani ndërmjet anëtarëve të stafit akademik të brendshëm të departamentit, miratohet nga Rektori dhe emërohet me vendim të Këshillit të Administrimit, për një periudhë njëvjecare, me të drejtë riemërimi.Përgjeqjësi i Departamentit është përgjegjës për aktivitetin mësimor dhe kërkimor në çdo nivel të departamentit si dhe për kryerjen e rregullt dhe efikasetë çdo veprimtarie në atë departament.Në rastet kur Përgjegjësi i departamentit është në pamundësi të përkohshme për të kryer detyrën e tij, ai ia delegon kopetencat një anëtari të stafit akademik.

Neni 23

Qendra e kërkimore Shkencore

Qendra e kërkimit dhe zhvillimit është njësi bazë dhe është e organizuar pranë ASAR. Qendra kërkimore shkencore kryen veprimtari mësimore-shkencore.  . Përgjegjësi i Qendrës kërkimore shkencore  është njëri prej anëtarëve të stafit të brendshëm akademik me titullin “Profesor” ose “Profesor I Asocuar”  propozohet nga Rektori dhe emerohët me vendim të Këshillit Administrativ, për një periudhë njëvjecare, me te drejtë riemërimi.

KREU IV

 FINANCIMI I INSTITUCIONIT

 Neni 24

Akademia e Studimeve të Aplikuara “Reald” është institucion i arsimit të lartë privat. Të ardhurat e tij formohen nga të ardhura të krijuara nga aktivitete të tjera te ligjshme të Shoqërisë Themeluese dhe nga tarifat e studentëve.Institucioni ka të drejtë të pranojë ndihma financiare që lidhen me objektin e veprimtarisë së tij në perputhje me legjislacionin në fuqi të Republikës së Shqipërisë.Shoqëria “Reald” sh.p.k përfaqësuese e ASAR paguan rregullisht taksat, tatimet dhe detyrime të tjera ndaj shtetit dhe të tretëve. Pjesa që mbetet përben fitimin e saj.

Neni  25

 Veprimtaria ekonomike pasqyrohet në bilancet tremujore dhe vjetore të institucionit. Ai mban kontabilitet të rregullt sipas legjislacionit në fuqi.

KREU V

STUDIMET  E  CIKLIT  TË  PARË  DHE STUDIMET E INTEGRUARA TË  CIKLIT  TË  DYTË

 Neni 26

 Studimet e ciklit të parë, në infermieri, fizioterapi, finance, menaxhim dhe marketing në universitet vazhdojnë minimalisht tre vjet me kohë të plotë (full time). Në vazhdimësi do të ndiqen nga institucioni programet e studimeve për ciklin e dytë dhe të tretë të studimeve.Vitet kalendarike ndahen në vite akademike, në perputhje me kriteret dhe politikat e Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve, në bazë të legjislacionit në fuqi, si dhe kritereve  në Deklaratën e Bolonjes dhe standarteve evropiane të arsimit të lartë.Kalimi nga njëri vit te tjetri bëhet pasi studenti të ketë shlyer detyrimet e vitit të mëparshem sipas akteve nënligjore në fuqi. Detyrimet e studenteve për vitin përkatës përcaktohen në rregulloren e institucionit.Studenti mund të qëndrojë në institucion mbi kohën normale të studimeve, duke shlyer detyrimet sipas planit mësimor dhe duke paguar tarifën në total e ndarë në vite në bazë të planit mësimor.

Neni 28

Programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, në stomatologji dhe farmaci në ASAR vazhdojnë minimalisht pesë vjet me kohë te plote (full time).Vitet kalendarike ndahen në vite akademike, në përputhje me kriteret dhe politikat e Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve, në bazë të legjislacionit në fuqi, si dhe kritereve në Deklaratën e Bolonjës dhe standarteve evropiane të arsimit të lartë.Kalimi nga njëri vit te tjetri bëhet pasi studenti të ketë shlyer detyrimet e vitit të mëparshëm sipas akteve nënligjore në fuqi. Detyrimet e studentëve për vitin përkatës përcaktohen në rregulloren e institucionit.Studenti mund të qëndrojë në institucion mbi kohën normale të studimeve, duke shlyer detyrimet sipas planit mesimor dhe duke paguar tarifën në total e ndarë në vite në bazë të planit mësimor.

Neni 29

1.Pranohen për tu regjistruar shtetasit shqiptare ose të huaj që plotësojne këto kushte:

a.vërtetojnë me dokument zyrtar mbarimin e shkollës së mesme në Shqipëri ose jashtë shteti (ekuivalentuar sipas kritereve të përcaktuara nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës) dhe/ose vertetojnë me dokumente zyrtare transferimin nga një institucion publik ose privat i arsimit të lartë që ushtron veprimtarinë e saj në Shqipëri ose jashtë shtetit;

b.pranojnë pagimin e tarifës së caktuar mujore ose vjetore.

Përzgjedhja e kandidateve bëhet nga një komision I përbërë nga shefi i departamentit përkatës, kryesekratarja dhe Administratorja.

Numri i pranimeve bazohet në mundësitë reale të fakultetit për një mësim normal të kërkuara nga Ministria e Arsimit dhe e Sporteve.

  1. Transferohen student :
  2. shtetasit shqiptarë ose të huaj që kanë përfunduar një program studimi dhe të plotësojnë këto kushte:
  3. vertetojnë me dokument zyrtar mbarimin e programit të studimit në Shqipëri ose jashtë shtetit dhe/ose vertetojnë me dokumente zyrtare transferimin nga një institucion publik ose privat i arsimit të lartë që ushtron veprimtarinë e saj në Shqipëri ose jashtë shteti;
  4. .pranojnë pagimin e tarifës së caktuar mujore ose vjetore.

Senati do të jetë organi kompetent I cili do të bëj ekuivalencat dhe do të marrë vendimin përkatës për të gjitha rastet e paraqitura.

Neni 30

Lejohet transferimi i studentëve në vitet ndërmjetëse nga institucione publike ose private të arsimit të lartë, vendase ose të huaja, në ASAR dhe anasjelltas, pasi të bëhet ekuivalentimi i promive, sipas planeve mësimore përkatëse.Senati do të jetë organi kompetent i cili do të bëj ekuivalencat dhe do të marrë vendimin përkatës për të gjitha rastet e paraqitura.

Neni 31

Në përfundim të studimeve dhe pasi shlyen të gjitha detyrimet e përcaktuara në planin mësimor të fakulteteve përkatëse fitohen diplomat me këto tituj:

1.Në Fakultetin e Shkencave Humane :

Departamenti Finance/titulli i diplomes:

Bachelor në “Finance”.

Departamenti Menaxhim/titulli i diplomes

Bachelor ne “Menaxhim”

Departamenti Menaxhim/titulli i diplomes

Bachelor ne “Marketing”.

2.Ne Fakultetin e Shkencave Mjekesore

Titulli i diplomes: Bachelor  ne “Infermieri”;

Titulli i diplomes:Master i Shkencave ne “Stomatologji”

Titulli i diplomes: Master i Shkencave ne “Farmaci”

Titulli i diplomes: Bachelor  ne “Fizioterapi”

Titulli i diplomes: Master Profesional ne “Menaxhim Infermieror”

Per studentet qe mbarojne studimet me medalje te Arte, organizohet nje ceremoni ne nivel rektorati dhe dorezimi i diplomave behet nga rektori, ne prani te bordit te drejtuesve, perfaqesise se senatit dhe profesoratit.

Neni 32

Ne perputhje ligjin Nr 9741, datë 21.05.07, “Për Arsimin e Lartë në Republiken e Shqiperisë” ,  i ndryshuar me Ligjin Nr. 82 datë 14.02.2013, të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës “Për përcaktimin e procedurave dhe dokumentacionit që duhet të paraqesë  subjekti juridik për ciklin e parë dhe ciklin e dytë të studimeve” prane universitetit organizohen programet e studimit te ciklit te dyte (Master) dhe te trete.Propozimin per hapjen e tyre e ben departamenti perkates, se bashku me Qendren Kërkimore Shkencore: ky propozim shqyrtohet ne Keshillin e Fakultetit dhe ne senatin eASAR-it. Senati e percjell propozimin konkret per miratim ne Ministrine e Arsimit dhe te Shkences.Programet e studimit te ciklit te dytë (Master) dhe te trete organizohen ne nje faze te mevonshme, kur institucioni te jete  konsoliduar per studentet e cklit te pare, me stafin akademik, mjedise dhe bazen materiale te nevojshme.

 Neni 33

Afati i studimeve per programet e studimit te ciklit te dyte dhe te trete, fushat e kulifikimit, kriteret e pranimit, percaktohen ne perputhje me Vendimin e Keshillit te Ministrave, per kualifikimin shkencor pasuniversitar dhe per klasifikimin e punonjesve pedagogjike e kerkimore, si dhe ne aktet e tjera nenligjore.

KREU VI

 TE  DREJTAT  DHE  DETYRAT  E  STUDENTEVE

 Neni 34

Studenti e fiton kete status me rregjistrimin ne ASAR dhe e gezon kete status deri ne:

a.marrjen e diplomes;

b.largimin e tij nga institucioni;

c.perjashtimin e tij nga institucioni;

Studenti eshte i detyruar te permbushe te gjitha detyrimet qe rrjedhin nga Statuti dhe rregullorja e ketij universiteti.

Studenti ka te drejte:

  1. te perfitoje nga procesi mesimor dhe te diplomohet, pasi te shlyeje te gjitha detyrimet e percaktuara ne planin mesimor;
  2. te perdore mjediset e universitetit per realizimin e programit mesimor;
  3. te organizohet ne shoqata studentore jopolitike, sipas percaktimeve te akteve ligjore perkatese:
  4. te marre pjese ne veprimtari artistike,kulturore,sportive, argetuese te organizuara nga universiteti jashte procesit mesimore
  5. te ndikoje ne permiresimin e procesit mesimor, nepermjet formave demokratike te shfaqjes se vullnetit;
  6. te degjohet nga organizatat perkatese, para se te merret ndonje mase ndeshkuese kunder tij.
  7. të jetë io anagazhuar në studimet kërkimore shkencore që realizon Institucioni

Studentet kane te drejte te organizohen dhe ne keshilla studentore, te cilat jane organizime te pavarur te studenteve ne ASAR dhe nuk zhvillojne veprimtari politike dhe ekonomike. Keto keshilla promovojne pjesemarrjen e studenteve dhe koordinojne perfaqesimin e ideve dhe opinioneve te tyre ne organet drejtuese te ASAR-it ne strukturat mesimore-kerkimore dhe te sherbimeve.Keshilli i studenteve zgjidhet cdo vit nga votat e studenteve dhe mbeshtetet ne legjislacionin ne fuqi. Keshilli i studenteve organizohet ne nivel institucioni me perfqesues nga te gjitha fakultetet perberese. Modalitetet dhe procedurat per krijimin e tij percaktohen ne Rregulloren e institucionit.

Studenti ka detyre:

  1. te zbatoje rregullat e hartuara nga institucioni;
  2. t’u kushtoje vemendjen e duhur studimeve dhe te marre pjese ne veprimtarite akademike;
  3. te paguaje tarifat e shkollimeve dhe te sherbimeve qe u ofron universiteti;
  4. te respektoje rregullat e etikes te percaktuara ne rregulloren perkatese;
  5. te tregoje vemendjen e duhur ndaj te drejtave te personelit dhe te studenteve te tjer
  6. të jetë io anagazhuar në studimet kërkimore shkencore që realizon Institucioni

 

KREU VII

 PUNESIMI  DHE  KUALIFIKIMI

 Neni 35

 Punesimi

Personeli ne Institucionin e arsimit te larte privat  Akademia e Studimeve të Aplikuara “Reald” perbehet nga:

a.personeli akademik (punonjesit mesimore e shkencore) te brendshem e te jashtem, i kategorizuar sipas nenit 47 te ligjit Nr.9741, date 21.05.2007, “Per Arsimin e Larte ne Republiken e Shqiperise”, i ndryshur;

b.personeli administrativ;

c.personeli i sherbimit.

Vendet e punes per shkronjen”a” dhe “b” fitohen me konkurs.

Neni 36

 Kontrata e punes

Kontrata e punes per personelin ne sherbim te rektoratit dhe kontrata e punes per personelin ne sherbim te fakultetit lidhet nga Kryetari I Këshillit Administrativ.Kontrata e punes me personelin akademik, te brendshem e te jashtem me afat njevjecar me të drejte rinovimi.Kontrata e punes per gjithe personelin lidhet dhe zgjidhet sipas legjislacioneve përkatëse.

Neni 37

Personeli akademik me kontrate

Akademia e Studimeve të Aplikuara “Reald” do te punesoje me kontrate pesonalitete, vendase ose te huaja, per periudha te shkurtra kohe. Propozimi per zgjedhjen e personelit akademik me kontrate behet prane Senatit nga ana Rektorit  me propozim te Dekanit te Fakultetit perkates, me miratim te Këshillit të Administrimit.Kriteret e metejshme te punesimit per personelin akademik me kontrate percaktohen ne Rregulloren e Institucionit.

Neni 38

 Norma punes dhe e pushimit

 Norma e punes per personelin administrative dhe të shërbimit  eshte jo me teper se 40 ore ne jave dhe jo me shume se 8 ore ne dite.

Mësimdhënia e pedagogëve, që përfshin edhe mësimdhënien e normuar vjetore dhe veprimtaritë për përgatitjen e mbështetjen e procesit të mësimdhënies, për personelin akademik me kohë të plotë në fakultete, do të vlerësohet gjithsej 750″1050 orë mësimore, që i korrespondon 50-70 për qind e të gjithë fondit të kohës vjetore të punës. Çdo anëtar i personelit akademik me kohë të plotë në ASAR duhet të përmbushë detyrimet për kohën vjetore të punës me 192 ditë pune (1536 orë), përcaktuar kjo kohë sipas kërkesave në Kodin e Punës të Republikës së Shqipërisë, si dhe aktet nënligjore në zbatim të tij.Personeli akademik me kohë të plotë në  ASAR mund të tejkalojë normën vjetore për mësimdhënie deri në masën 30%, pasi të ketë plotësuar të gjitha detyrimet e kohës vjetore të punës.Për personelin akademik të ftuar në njësitë kryesore të universiteteve publike mësimdhënia e normuar vjetore duhet të jetë deri në 150 orë mësimore në vit, apo 150 orë punë vjetore për veprimtari të kërkimit apo krijuese.

Pushimi vjetor per punojesit akademik eshte 12 dite pushim i mevonshem, plus 36 dite pushim plotesues, sipas Vendimit te Keshillit te Ministrave Nr.220, date 24.05.1994.

Problemet e tjera lidhur me kohen e punes dhe te pushimit percaktohen ne kontraten e punes, sipas legjislacionit ne fuqi.

Neni 39

 Norma mesimore shkencore

Punonjesit mesimore e shkencore jane te detyruar te plotesojen normen mesimore shkencore, sipas percaktimeve ne kontraten e punes. Kualifikimi shkencor dhe rezultate ne pune lidhen drejtpersedrejti me nivelin e pages.Mungesat e pajustifkuara ne oret mesimore konsiderohen shkelje te renda te disiplines ne pune.

Neni 40

Kualifikimi

Personeli akademik gezon te drejten e kualifikimt shkencor, sipas kritereve te percaktuara ne Vendimin e Keshillit te Ministrave per kualifikimin shkencor universitar dhe per klasifikimin e punonjedve pedagogjike e kerkimore dhe ne aktet e tjera nenligjore.Kualifikim mund te behet brenda universitetit ose jashte tij, brenda ose jashte.Kualifikimi shkencor per personelin akademik inkurajohet dhe promovohet dhe  ASAR krijon lehtesite e mundshme, sipas percaktimeve ne kontraten e punes.

KREU VIII

VULA ZYRTARE DHE STEMA

Neni 41

Institucioni i arsimit të lartë Akademia e Studimeve te Aplikuara “ REALD” ka vulën zyrtare ku shkruhet Akademia e Studimeve te Aplikuara “ REALD”Institucioni ka edhe stemën e vet me të njëjtin mbishkrim.

KREU IX

DISPOZITA TË FUNDIT

Neni 42

Bashkëlidhur me këtë Statut, ASAR ka edhe Rregulloren e vet e cila rishikohet, të paktën, një herë në tri vjet nga Senati Akademik.Secili Fakultet edhe njësitë e tjera të këtij institucioni hartojnë rregulloren e vet.

Neni 43

Ky Statut u miratua nga Senati Akademik i Institucionit të Arsimit të Lartë të Akademsë së Studimeve te Aplikuara “ REALD.

Kryetari  i  Senatit Akademik

Rektor

Prof. DR. Sabit Brokaj

No Comments

Add your review