post

ASAR

Prezantimi i Universitetit Reald

Përse duhet të zgjidhini ASAR-in(Akademia e Studimeve të Aplikuara “Reald”)

Ne ofrojmë, të paktën, nëntë arsye të forta pse duhet të zgjidhni, nga ekselenca akademike e kërkimi shkencor e deri te jeta e gjallë studentore dhe infrastruktura moderne. Akademia e Studimeve të Aplikuara “Reald” është një nga universitetet më të mira për të studiuar dhe krijuar bazat e një të ardhmeje të sigurtë.

E para

ASAR është renditur ndër më të mirët në Shqipëri nga një kompani serioze ndërkombëtare, sic ishte renditja e kryer nga kompania italiane Universiteti i Salermos.

E dyta

90%+ e studentëve të diplomuar pranë ASAR janë mirëpritur nga tregu dhe janë nga më të kërkuarit, sepse politikat e ndjekin zhvillimin dhe promovimin e secilit. Në ndihmë të orientimit në karrierë janë dhe bordet e punës, krijuar me personalitete e drejtues nga institucione publike e private, k;mpani e biznese nga më të mëdhatë në vend, që mblidhen rregullisht e kontribojnë me këshilla të vlefshme, propozime e sygjerime.

E treta

6000  m2 është sipërfaqja e përgjithshme e ASAR-it, ku 4000m2 është e zënë me godina shërbimi. Universiteti ka auditorë modernë, laboratorë, bibliotekë, ambientet e shërbimeve të ndryshme, si: fotokopje, salla e internetit, bar-restoranti, parking dhe lulishtja.

E katërta

100%+ e studentëve kanë zgjedhur të studjojnë në ASAR. Nga viti në vit ne jemi shndërruar në një pike referimi në arsimin e lartë, falë seriozitetit e përkushtimit të stafit tonë akademik, shndërrimit të auditorëve tanë në laboratorë të kërkimit e diskutimit, pjesëmarrjes aktive në jetën e vendit, ofrimit të ideve e vizioneve për zhvillim e mirëqenie sociale, arritjeve e përvojave të suksesshme të ish-studentëve tanë.

E pesta

5% e studentëve të diplomuar në ciklin e parë të studimeve në ASAR, kanë aplikuar në universitetet më të mira jashtë vendit dhe kanë arritur të fitojnë një vend pranë tyre. Me sistemin Evropian të Transferimit të Krediteve mundësohet transferimi i studimeve në universitetin e një shteti tjetër, në Europë ose më tej, si dhe njohja e diplomës. Diploma është një garanci për më shumë.

E gjashta

ASAR për shkak të pozicionit gjeografik dhe strukturës së ndërtimit, është një mundësi për të gjithë. Të dashuruarit pas detit dhe argëtimeve që ofron Vlora, mjafton të përdorin transportin publik, taksitë, që gjenden sapo del nga ndërtesa, ose të ecin pak minuta në këmbë, për të arritur në një nga zonat më popullore për të rinjtë: shëtitores dhe lokalet e panumërta që gjenden në të, një mundësi më shumë për të kaluar fundjavat pa studime ose për t’u shplodhur. Për një ushqim më të pasur shpirtëror, Vlora ofron muze e galeri të shumta, sikundër edhe destinacione të larmishme turistike. Site të shumta ju ndihmojnë për të bërë zgjedhjen e duhur për ju.

E shtata

Pedagogë të brendshëm janë pjesë e stafit akademik, nga të cilët më shumë se 30 kanë të paktën gradën Doktor dhe rreth 10 titullin Profesor. Pedagogët tanë janë emra të spikatur dhe me status të njohur në fushat e tyre. Shumë prej tyre vijnë nga mësimdhënia në universitete të njohura perëndimore.

E teta

Mbështetja financiare e ASAR-it ndjek një politikë të tarifave, e cila orientohet dhe inkurajon studentët e shkëlqyer. Cdo vit jepen mbi 30 bursa Ekselence, Promovimi social, Talenti dhe Lidershipi. Nëpërmjet marrëveshjeve me sistemin banker ASAR e bën të thjeshtë procedure e përftimit të kredisë studentore me interes 0%.

E nënta

Ne zhvillojmë një jetë të gjallë studentore duke organizuar cdo javë me dhjetëra aktivitete të ndryshme ekstrakurrikulare, që nga leksionet e hapura me lektorë të njohur deri te aktivitetet e ndryshme sportive. Në varësi të interesave të fushës suaj të studimit, ju mund të regjistroheni në njerin prej klubeve të shumta studentore që funksionojnë të bëheni pjesë e udhëtimeve brenda dhe jashtë vendit dhe festave të ndryshme ose të bëheni iniciatorë për organizimin e tyre. Mjafton të jeni i kujdesshëm dhe të lexoni njoftimet e shumta në hollet e ASAR-it, si dhe të keni dëshirë e pasion.

No Comments

Add your review