post

Rregullorja e Farmacise

11AKADEMIA E STUDIMEVE TE APLIKUARA REALD

FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKESORE

RREGULLORJA E PROGRAMIT “MASTER I SHKENCAVE, NË FARMACI”

KREU 1

DISPOZITA TE PERGJITHSHME

Neni 1

Objekti i Rregullores

Rregullorja e programit te integruar te studimeve te ciklit te dyte ne Farmaci percakton parimet e funksionimit te ketij programi, ne Akademine e Studimeve te Aplikuara Reald.

Neni 2

Baza Ligjore

Rregullorja e programit te integruar te studimeve te ciklit te dyte ne Farmaci te Akademise se Studimeve te Aplikuara Reald mbeshtetet ne ligjin nr.9742, date 21.05.2007, “Per Arsimin e Larte ne Republiken e Shqiperise:, i ndryshuar, ne Udhezimin e Ministrise se Arsimit dhe Shkences nr. 15 date 04.04.2008, “Per organizimin e studimeve ne institucuionet publike te arsimit te larte”, ne Statutin e Universitetit dhe ne Rregulloren e Programeve te Studimeve te ketij institucioni.

KREU 2

PERMBAJTJA E PROGRAMIT

Neni 3

Objektivat formues specifike te programit

Objektivi kryesor i programit Master Shkencor ne Farmaci eshte t’u jape studenteve njohurite e nevojshme per formimin e tyre si spacialist farmaciste.

Ne funksion te ketij objektivi programi Master Shkencor ne Farmaci synon dhenien e nje teresie njohurish ne formimin e pergjithshem teorik dhe praktik ne fushen e specialitetit farmaci me objektiv kryesor formimin e specialisteve ne keto fusha, te afte per te punuar si specialist farmaciste dhe per realizimin e studimeve te avancuara ne kete fushe. Per realizimin e ketij objektivi programi parashikon harmonizimin e njohurive duke filluar me ato baze teorike, te fushes dhe ndihmese duke vijuar me thellime ne aspektin praktik. Programi synon te pergatise specialist farmaciste te afte per te punuar si ne sektorin privat dhe ne ate shteteror. Gjithashtu ky program synon te pergatise specialist te afte per vazhdimin e studimeve te metejshme ne fushen e mjekesise. Ne perfundim te programit, studenti aftesohet per t’u punesuar ne njesite e ndryshme farmaceutike si ne sektorin privat ashtu edhe administraten publike.

Njohurite qe ofrohen nga ky program dhe kompetencat qe marrin studentet nepermjet tij krijojne bazen per nje karriere kerkimore dhe akademike duke mundesuar vazhdimin e studimeve te ciklit te dyte dhe te trete.

Neni 4

Lista e disiplinave dhe veprimtarite e tjera formuese

Lista e disiplinave mesimore dhe veprimtarive te tjera formuese te programit eshte si me poshte :

Kredite sipas Sistemit ECTS (ECTS)

Ore mesimore (OM)

Ore studimi individual (OSI)

Lista e lendeve te Programit te integruar te studimeve te ciklit te dyte ne Farmaci:

Nr. Lendet Tipi i veprimit ECTS OM OSI
1. Lenda : Kimi e pergjithshme dhe inorganike
Modulet
Moduli 1 : Kimi e pergjithshme dhe inorganike A 12 150 150
Gjithesej 12 150 150
2. Lenda: Kimi Organike
Moduli 1: Kimi Organike A 15 150 150
Gjithesej 15 150 150
3. Lenda: Biologji
Modulet:
Moduli 1: Biologji A 8 75 125
Moduli 2: Fiziologji B 7 75 100
Gjithesej 15 150 225
4. Lenda: Gjuhe e Huaj
Modulet:
Moduli 1: Gjuhe e huaj 1 Anglisht/Gjermanisht D 6 60 90
Moduli 2: Gjuhe e huaj 2 Anglisht/ Italisht D 6 60 90
Moduli 3: Latinisht E 6 60 90
Gjithesej 18 180 270
5. Lenda: Fizike
Modulet
Moduli 1 : Fizike A 6 60 90
Gjithesej 6 60 90
6. Lenda: Anatomi
Modulet
Moduli 1: Anatomi B 10 100 150
Gjithesej 10 100 150
7. Lenda: Informatike
Modulet:
Moduli 1 : Informatike E 6 60 90
Moduli 2: Statistike A 6 60 90
Gjithesej 12 120 180
8. Lenda: Mikrobiologji
Modulet
Moduli 1: Mikrobiologji B 6 60 90
Gjithesej 6 60 90
9. Lenda: Kimi Analitike
Modulet
Moduli 1: Kimi analitike B 10 95 155
Gjithesej 10 95 155
10. Lenda : Kimi fizike
Modulet:
Moduli 1: Kimi fizike B 6 60 90
Gjithesej 6 60 90
11. Lenda: Biokimi
Modulet
Moduli 1: Biokimi B 6 60 90
Gjithesej 6 60 90
12. Lenda: Teknologji farmaceutike
Modulet
Moduli 1: Teknologji Farmaceutike 1 B 16 160 240
Moduli 2: Teknologji Farmaceutike 2 B 16 160 240
Moduli 3: Teknologji Farmaceutike 3 B 7 80 95
Gjithesej 39 400 575
13. Lenda : Kimi Farmaceutike
Modulet:
Moduli 1: Kimi Farmaceutike 1 B 16 160 240
Moduli 2: Kimi Farmaceutike 2 B 16 160 240
Moduli 3: Kimi farmaceutike 3 B 7 80 95
Gjithesej 39 400 575
14. Lenda: Farmakognozi
Modulet:
Moduli 1: Farmakognozi B 10 100 150
Gjithesej 10 100 150
15. Lenda: Toksikologji
Modulet
Moduli 1: Toksikologji B 5 50 75
Gjithesej 5 50 75
16. Lenda: Biofarmaci
Modulet
Moduli 1:Biofarmaci B 6 60 90
Moduli 2: Fitoterapi C 4 40 60
Gjithesej 10 100 150
17. Lenda: Farmakologji
Modulet :
Moduli 1: Farmakologji B 6 60 90
Moduli 2 : Farmakologji Klinike B 6 60 90
Gjithesej 12 120 180
18. Lenda: Kimi ushqimore
Modulet
Moduli 1: Kimi Ushqimore B 5 60 65
Gjithesej 5 60 65
19. Lenda: Njohuri mbi semundjet
Modulet
Moduli 1: Njohuri mbi semundjet C 6 60 90
Gjithesej 6 60 90
20. Lenda: Higjene
Modulet:
Moduli 1 : Higjene C 6 60 90
Gjithesej 6 60 90
21. Lenda: Legjislacion farmaceutik
Modulet
Moduli 1: Legjislacion farmaceutik C 6 60 90
Gjithesej 6 60 90
22. Lenda: Etike-deontologji/Mjekesi ligjore
Modulet
Modili 1: Etike-deontologji/Mjekesi Ligjore C 6 60 90
Gjithesej 6 60 90
23. Lenda: Botanike
Modulet
Moduli 1: Botanike A 3 30 45
Moduli 2: Sistematike C 7 70 105
Gjithesej
24. Lenda: Praktike Mesimore
Modulet
Moduli 1: Praktika mesimore E 30 600 210
Gjithesej 30 600 210
25. Lenda: Teza e diplomes
Modulet
Moduli 1: Teza e diplomes F 10 80 170
Gjithesej 10 80 170

Neni 5

Kurrikulat

Kurrikulat e ofruara studenteve gjate programit te integruar te studimeve te ciklit te dyte ne Farmaci ne Fakultetin e Shkencave Mjekesore ne Akadamine e Studimeve te Aplikuara Reald gjenden bashkelidhur kesaj rregulloreje.

Neni 6

Forma e studimit, provimeve dhe verifikimeve te tjera te dijeve te fituara nga studentet

  1. Forma e studimeve te Programit te integruar te studimeve te ciklit te dyte ne Farmaci eshte me kohe te plote.
  2. Programi perbehet nga 26 lende te organizuara ne module, duke perfshire praktiken profesionale dhe temen e diplomes.
  3. Procesi mesimor perbehet nga leksionet, punet e laboratorit, projektet dhe detyra, praktikat, seminare dhe punime te tjera te ngjashme te parashikuara ne programin mesimor.
  4. Vleresimi nga pikepamja akademike leksionet, punet e laboratorit, projektet dhe detyra, praktikat mesimore, seminare dhe punime te tjera te ngjashme behet ne baze te njesise matese ore te zhvilluar ne auditor si dhe ore pune te pavaruara studimore te kryer nga studenti. Nje krediti te formimeve universitare i korrespondojne 25 ore mesimore pune studenti. Sasia mesatare e punes se kryer gjate nje viti studimesh universitare nga nje student me kohe te plote eshte 60 kredite ose 1500 ore mesimore pune te studentit. Keto perfshijne ore ne auditor dhe ore pune te pavarur te tij.
  5. Niveli i suksesit te studentit vleresohet mbi bazen e provimeve semestrale/vjetore; provimeve te fundvitit; detyrave te kursit; prezantimeve; aktivizimeve dhe projekteve.

Neni 7

Frekuentimi

  1. Stundeti ne program ka detyrim te ndjeke te pakten 75% te aktivitetev e mesimore kerkimore te zhvilluara ne auditor te lendeve teorike dhe 90% te aktiviteteve mesimore kerkimore te zhvilluara ne laboratore, te praktikes.
  2. Studentet te cilet nuk i realizojne keto norma duhet ta rimarrin perseri ate lende me te gjitha detyrimet perkatese.
  3. Plotesimi apo jo i kushteve ne lidhje me pjesemarrjen, i paraqitet Pergjegjesit te Departamentit nga ana e pedagogut te lendes cdo muaj dhe kontrollohet nga Pergjegjesi i Departamentit.

KREU 3

PROCEDURA E PRANIMIT TE STUDENTEVE

Neni 8

Kushtet e domosdoshme per aplikim ne programin e integruar te studimeve te ciklit te dyte ne Farmaci

  1. Studentet te cilet zoterojne nje diplome qe verteton perfundimin e Matures, ata persona qe zoterojne nje diplome tjeter studimi te fituar jashte vendit, te vleresuar ekuivalente me te, ose ata qe zoterojne nje diplome te leshuar nga nje institucion i arsimit te larte kane mundesine te aplikojne per t’u pranuar ne programin e integruar te studimeve te ciklit te dyte ne Farmaci qe ofron Akademia e Studimeve te Aplikuara Reald.
  2. Perzgjedhja e kandidateve behet nga nje komision i caktuar nga dekanati mbeshtetur ne dokumentacionin e paraqitur si dhe nepermjet intervistes.

Neni 9

Procedurat e perzgjedhjes

  1. Perzgjedhja e studenteve behet nga nje komision i caktuar nga Fakulteti i Shkencave Mjekesore te Akademise se Studimeve te Aplikuara Reald. Kryetari i komisionit dhe anetaret percaktohen nga Dekani i Fakultetit. Numri i anetareve te komisionit duhet te jete gjithnje numer tek dhe jo me i vogel se tre.
  2. Metoda e perzgjedhjes konsiston ne perzgjedhjen e studenteve nepermjet konkurimit te dosjeve. Kriteret e vleresimit vendosen nga Senati Akademik dhe publikohen. Kane perparesi ne vleresim:
  • Mesatarja e notave te shkolles se mesme
  • Referenca e kandidatit per student
  1. Kur komisioni e vlereson te nevojshem, mund te therrase per interviste te gjithe kandidatet ose ata qe e sheh te arsyeshme.
  2. Komisioni vendos me shumice te thejshte per perzgjedhjne e kandidateve fitues. Vendimi i tij duhet te merret jo me vone se 5 dite nga mbarimi i afatit te paraqitjes se kerkesave nga kandidatet.

Neni 10

Shpallja e fituesve

Komisioni shpall listen e studenteve fitues ne stendat e fakultetit sipas afatti te deklaruar.

Neni 11

E drejta e ankimit

Pas shpalljes se kandidateve fitues Komisioni merr ne shqyrtim ankimet dhe u jep pergjigje atyre Brenda 48 oreve. Nese kandidati I ankimuar mbetet akoma I paqarte nga pergjigja e dhene nga komisioni perzgjedhes, ceshtja I kalon per shqyrtim Keshillit te Fakultetit, I cili merr vendim perfundimtar lidhur me ankimin.

Neni 12

Transferimi I studenteve

  1. Akademia e Studimeve te Aplikuara Reald pranon transferime te studenteve ne vitet ndermjetese nga institucionet e tjera te arsimit te larte vendase ose te huaja, publike ose private dhe lejon transferimin e studenteve te saj ne institucione te tjera te arsimit te larte, sipas procedurave te parashikuara ne kete rregullore.
  2. Student qe deshiron te transferohet nga nje institucion I arsimit te larte ne Akademine e Studimeve te Aplikuara Reald duhet ti paraqese nje kerkese rektoratit te kesaj shkolle ku te parashtroje arsyet e transferimit.
  3. Se bashku me kerkesen duhet te paraqese nje kopje te diplomes se shkolles se mesme (te noterizuar ), detyrimet e shlyera ne shkollen derguese me notat perkatese, nje kopje te programeve te disiplinave te shlyera dhe nje dokument identifikimi.
  4. Dokumantacioni i percillet Fakultetit perkates, i cili ben vleresimin e lendeve sipas programeve te tij mesimore, percakton programin e studimit ku duhet te vazhdoje aplikanti dhe provimet plotesuese qe ai do te duhet te shlyeje, nese eshte e nevojshme.
  5. Rektorati pasi merr mendimin e dekanatit te fakultetit, njofton kerkuesin per pranimin e kerkeses dhe urdheron rregjistrimin e tij.
  6. Ne cdo rast kerkuesi duhet te pranoje pagesen e tarifes nga dita e rregjistrimit.

Neni 13

Numri i studenteve

Numri minimal i studenteve ne Programin e Integruar te Studimeve te Ciklit te Dyte ne Farmaci eshte 8 (tete) dhe ai maksimal eshte 50 (pesedhjete).

Per zhvillimin e veprimtarive praktike te procesit mesimor grupet mesimore ndahen ne grupe me rreth 25-30 studente.

Neni   14

Sigurimi i cilesise

Grupi i Sigurimit te Cilesise se Brendshme perben njesine pergjegjese per sigurimin e brendshem te cilesise ne Akademine e Studimeve te Aplikuara Reald. Grupi drejtohet nga Kancelari, Pergjegjesi i Sekretarise Mesimore, nej pedagog i brendshem, nje perfaqesues ekspert i jashtem dhe nej perfaqesues nga organizimet studentore te institucionit.

Grupi i Sigurimit te Cilesise se Brendshme vlereson periodikisht efikasitetin e veprimtarive mesimore, kerkimore dhe te veprimtarive administrative te institucionit. Grupi ka akses ne te gjitha te dhenat e Institucionit dhe publikon rezultatet e vleresimit te kryer.

Neni   15

Financimet dhe kostot e menaxhimit

  1. Kostot e Diplomes se Integruar te Nivelit te Dyte ne Farmaci perballohen kryesisht nga te ardhurat (hyrjet) e siguruara nga tarifat e rregjistrimit (aplikimit) te kandidatreve si dhe tarifat e shkollimit te studenteve te rregjistruar prane Akademise se Studimeve te Aplikuara Reald.
  2. Kostot e menaxhimit te Programit te Integruar te Studimeve te Ciklit te Dyte ne Farmaci ndahen si me poshte:
  • Shperblimi per organizimin e programit dhe drejtimin e tij            10%
  • Shperblimi per oret mesimore te personelit akademik                     60%
  • Materiale didaktike, bibliografike etj.                                                   10%
  • Blerje materialesh te invetarizueshme                                                   8%
  • Shpenzime per promovimin e programit                                               3%
  • Shpenzime te tjera                                                                                      9%

KREU 4

DISPOZITA TE FUNDIT

Neni 16

Miratimi dhe zbatimi i Rregullores

Kjo rregullore hyn ne fuqi ne diten e miratimit te saj ne Senatin akademik te Akademise se Studimeve te Aplikuara Reald dhe zbatimi i saj sigurohet nga rektori.

KRYETAR BORDI                                                                                       REKTORI   SERRIK MUSKAJ                                                                  PROF. DR. SABIT BROKAJ

SHTATOR, 2010

No Comments

Add your review

Your email address will not be published.