post

Prezantimi i Shkollës Verore Reald

 

 

PREZANTIMI I SHKOLLËS VERORE REALD NË METODOLOGJINË E KËRKIMIT SHKENCOR

 

Shkolla Verore Reald në aspektin e Metodologjisë në Kërkimin Shkencor i referohet dhe lidhet drejtëpërdrejtë me Departamentin e Menaxhimit dhe me Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin Reald të Vlorës.

Fushëveprimi dhe qëllimi i  Shkollës Verore Reald është përhapja e kulturës së kërkimit shkencor mbi tema me një interes specifik. Realizimi i  këtij objektivi të rëndësishëm mund  të arrihet përmes organizimit të trajnimeve të një shkalle të   lartë shkencore dhe kulturore (kurse, seminare, workshop, konferenca), mbi metodologjinë e kërkimit shkencor  të fokusuar në tema të menaxhimit  edhe me karakter multidisiplinar.

Në mënyrë që të sigurohet një ofertë gjithnjë në përputhje me trendet aktuale të kërkimit shkencor duke ndjekur edhe kërkesat e përfituesve, Shkolla Verore Reald  është e organizuar nga një Bord Shkencor me karakter  ndërkombëtar i përbërë nga docentë nga universitete të ndryshme të botës.

Profesorët që janë ftuar të zhvillojnë veprimtaritë  e Shkollës Verore Reald do të përzgjidhen në bazë të kritereve të përsosmërisë shkencore që mbështeten mbi bazën e eksperiencës (universitare, të kërkimit shkencor dhe   profesional) dhe të kualitetit në produktivitetin shkencor.

Përfituesit e eventeve të tilla trajnuese janë profesora dhe docentë universitetetsh (shqiptare dhe të huaja), hulumtuesa, studentë (doktorantë dhe specialista).

Temat që do të jenë objekt i aktiviteteve do të shfaqen dhe do  të përzgjidhen në bazë të tendencave të reja globale, me një vëmendje të veçantë për çështjet me interes të rëndësishëm primar, por jo ekskluzive, për  territorin e Shqipërisë dhe Ballkanit.

Veprimtaritë trajnuese do të organizohen në simbiozë me karakteristikat e vendeve në të cilat do të zhvillohen veprimtari të tilla. Shkolla Verore Reald ka ngritur një rrjet partner me ente, organizata dhe autoritete lokale, nëpërmjet të cilave do të jetë e mundur:

-Të vizitohen strukturat të cilat janë pika interesi turistik dhe kulturor lokalë, me ulje të mëdha ose hyrje falas (si p.sh, muzeumet, teatri, etj…);

-Të përfitohet dhe nga uljet e rrjetit të hotelerive të cilat janë të rregulluara nëpërmjet marrëveshjeve për të gjithë ata, të cilët do të qëndrojnë në Vlorë gjatë periudhës që do të zhvillohen veprimtaritë.

-Të përfitohet dhe nga uljet e rrjetit të  restoranteve, të cilat janë të rregulluara nëpërmjet marrëveshjeve (si për vaktet e drekës dhe të darkës), gjatë periudhës që do të zhvillohen veprimtaritë.

Aktivitetet që do të  zhvillohen nga Shkolla Verore Reald, nuk përbëjnë thjeshtë një moment të pasurimit shkencor-kulturor, por përfaqësojnë një mundësi të zgjerimit të horizonteve relacionale jo vetëm në shtëpi si dhe një mundësi për të kaluar momente të këndëshme në një destinacion të preferuar të Shqipërisë: Vlora.

 

Drejtori i Shkollës Verore Reald

Prof. Mirko Perano