post

Qendra e Këkimit Shkencor

 

STRATEGJIA DHE PLANI I PUNËS AFATMESËM i Kërkimit Shkencor për periudhën  2015-2018

Mision i institucioneve të arsimit të lartë është të realizojë  kërkimin shkencor dhe të sigurojë raportin e përshtatshëm ndërmjet mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe shërbimeve që ofron. Institucionet e arsimit të lartë luajnë  një rol shumë të madh për zhvillimin e shkencës, sepse janë ato që transmetojnë dijet shkencore tek brezat e rinj dhe që edukojnë studentët si shkencëtarë të ardhshëm me frymën dhe metodologjinë e kërkimit të mirëfilltë shkencor.

Akademia e Studimeve të Aplikuara Reald është një institucion i ri, i cili ka në përbërje të tij studentë kryesisht nga Rajoni i Vlorës dhe i Fierit. Synimi i tij është që të përgatisë të rinj të arsimuar  të cilët të jenë të aftë jo vetëm për tregun e punës por edhe më një portofol të mirëfilltë shkencorë.

Bashkëpunimi me Universitetin e Salernos në Itali, që është një ndër universitetet  më të vjetra në Evropë,  me fusha kryesore mjekësinë dhe ekonominë, krijon hapësira të reja për cilësinë e mësimdhënies nëpërmjet shfytëzimit të kapaciteve  profesionale e intelektuale të stafit akademik dhe funksionimit të kabineteve e laboratorëve modernë, që shërbejnë për rritjen e nivelit cilësor të mësimdhënies dhe për zhvillimin e praktikave profesionale .

Strategjia e Qendrës së Kërkimit shkencor do të jetë në përputhje me strategjinë e ASAR që ka përparësi:

  1. cilësinë, barazinë dhe standartete në arsim, tërheqjen në radhë të parë të elementëve të talentuar, gjenerimin e ideve të reja dhe menaxhimin e informacionit në fushën e kërkimit shkencor;
  2. krijimin e një klime që reflekton idetë e përbashkëta, vlerat, vizionin, besimin dhe që karakterizohet nga baraspesha midis mbështetjes dhe nxitjes;
  3. zbatimin e kodit etik si një dokument i bazuar në integritetin profesional e vetjak, në respektin e ndërsjellë, në përgjegjshmërinë dhe në arritjet akademike njëkohësisht;
  4. cilësinë e institucionit, që mbështetet në organizimin ndërveprues menaxherial, në kërkimin shkencor të vazhdueshëm, në mësimdhënien e sukseshme dhe në pajisjet moderne bashkëkohore.

Objektivat kryesore të Akademisë së Studimeve të Aplikuara Reald në funksion të strategjisë:

  1. Të përgatisë farmacistë, stomatologë  e infermierë të profilizuar, të aftë teorikisht dhe praktikisht për t’iu përgjigjur pacientëve në të gjitha profilet e mjekësisë me një shërbim cilësisht të ri dhe me më shumë përkujdesje  për mbrojtjen e shëndetit.
  2. Të përgatisë ekonomistë të aftë për  përballimin cilësor të sfidave të ekonomisë së tregut në kuadrin e globalizmit.
  • Të përmbushë kushtet e përcaktuara nga strukturat e Edukimit në Vazhdim për formimin dhe kualifikimin e   përhershëm të stafit akademik si pjesë e hapësirës evropine të arsimit të lartë.
  1. Të bëjë me dije kushtet e reja të zhvillimit profesional për studentët kandidatë për diplomim, duke i angazhuar ata në punë kërkimore shkencore dhe në konferenca e seminare me tematikë të përcaktuar.
  2. Studentët e pedagogët të jenë në vazhdimësi në kontakt me risitë dhe me literaturën bashkëkohore të shkruar ose elektronike.
  3. Të inkurajohet ndërtimi i urave lidhëse midis studentëve që zhvillojnë detyra kursi, punë kërkimore, stafit akademik dhe udhëheqësve të temave të diplomave.
  • Nëpërmjet këshillimit të karrierës dhe në bashkëpunim me stafin akademik të ndihmohen maturantët të planifikojnë hapat për shkollimin e mëtejshëm bazuar në vendimmarrje të mirëmenduara për të ardhmen e tyre për të qenë pjesëtarë funksionalë të shoqërisë dhe për t’u punësuar sipas prirjeve të tregut të punës.
  • Me hapjen e programite të doktoraturës do të synohet të vazhdojnë studimet doktorale një pjesë e stafit të kërkimit shkencor dhe të departamenteve të

PLANI I PUNËS

  1. Ndjekja në vazhdimësi e punës kërkimore shkencore të institucionit;
  2. Evidentimi i botimeve të stafit akademik dhe ndjekja e punës kërkimore shkencore të tyre;
  • Realizimi i botimeve për pjesëmarrjen në revistave (botime) shkencore që boton ASAR në çdo vit akademik, ku përfshihen studime të stafit akademik të ASAR dhe institucioneve të tjera të arsimit të lartë të tjera brenda dhe jashtë vendit.
  1. Të kryen studime në fushën ekonomike me drejtim menxhimin, financën, kontabilitetin dhe marketingun;
  2. Të zhvillojë dhe bashkëpunojë me partnerë, punime dhe konferenca të paktën një në vit;
  3. Të bëhet studimi dhe vlerësimi i punimeve studimore shkencore për t’u pranuar për botim;
  • Të organizojë tema të hapura me pedagogë e  studentë  ku do të diskutohet e do të shkëmbehet  përvojë për platformën  dhe standardet e përgatitjes së temave nga studentët;
  • Të jepen këshillime për mënyrën e përgatitjes së temave të diplomës  dhe të mikrotezës për studentët;
  1. Të vazhdojë dhe rrisë bashkëpunimin me Universitetin e Salernos dhe të Mesinës në Itali dhe me institucione të tjera për të shkëmbyer përvojë e për të bërë veprimtari të përbashkëta, si konferenca shkencore, simpoziume shkencore, workshop-e, shkolla verore etj;
  2. Në kuadrin e marrëveshjes së bashkëpunimit me Universitetin e Salernos në Itali një pjesë e stafit akademik të ingranohet në projekte ndërkombëtare.

Përgjegjësi i Qendrës Kërkimore Shkencore

Dr. Niazi Xhaferaj

KËRKIMI SHKENCOR 

STAFI  I KERKIMIT SHKENCOR

Stafi  akademik, Kerkimi Shkencor, , Viti akademik 2016-2017

PAE (Emër mbiemër) Titulli/Grada PAK(emër mbiem) Titulli/ Grada
1. Njazi Xhaferi Dr
2. Elektra Spahiu Dr
 3. Alma Banaj Dr
4. Erisa  Veizaj Msc
5. Edmond Banushaj Msc
6. Renato Banushaj Msc
 7. Leada Serjanaj Msc

No Comments

Add your review