post

Pyetësor nga UNDP

Ministria e Arsimit dhe Sportit me mbështetjen e UNDP Albania ka ndërmarrë një proces konsultimi me grupet e interesit me qëllim vlerësimin e rezultateve/problematikave të hasura gjatë zbatimit të ligjit për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor.
Në kuadër të këtij procesi është hartuar një pyetësor i cili ka për qëllim të vjelë opinionin e studentëve që kryejnë studimet në Institucionet e Arsimit të Lartë me qëllim identifikimin e problematikave dhe pritshmërive të tyre në kuadër të përmirësimit të zbatimit të ligjit në fjalë.
Për të thithur opinionin e një numri sa më të madh studentësh, lutemi bashkëpunimin Tuaj në shpërndarjen e këtij e-maili tek studentët e institucionit tuaj, si dhe publikimin e njoftimit dhe linkut të mëposhtëm në faqen Web te IAL-së/fakultetit.
Për të plotësuar pyetësorin në fjalë mjafton të klikohet linku: https://www.surveymonkey.com/r/8LHNRZT  të plotësohet pyetësori dhe në fund të klikohet kutia “Done”.
Pyetësori do të jetë i vlefshëm për tu plotësuar deri në dt. 24 prill 2017.

No Comments

Add your review

Your email address will not be published.