post

Përshkrimi dhe detyrat e Rektorit

Rektori është autoriteti drejtues i ASAR në shkallë akademike . Ai përfaqëson Akademinë e Studimeve të Aplikuara “ REALD” dhe vepron në emër dhe për llogari të saj. Rektori emërohet me vendimin  drejtuesit të shoqërisë për një periudhë 1 vjecare me të drejtë riemërimi.

Rektori duhet të ketë titullin “Profesor” ose “Proff/ass. Dr”, “Doktor”( mbrojtur gradën Shkëlqyer). Marëdhëniet ndërmjet shoqërisë dhe rektorit përcaktohen me kontratë.

 

Rektori ka keto kompetenca:

  • Drejton dhe përfaqeson institucionin e arsimit të lartë privat
  • Propozon dhe jep pelqimin për pranimin e personelit akademik të institucionit në përputhje me kriteret e vlerësimit të përcaktuara nga Senati dhe Këshilli I Administrimit.
  • Shfuqizon vendimet e Këshillave te Fakulteteve në rast se janë në kundërshtim me ligjin;
  • Lëshon diplomat e përfundimit të studimeve të ciklit të parë dhe të studimeve të ciklit të dytë dhe të tretë, por nuk ka te drejtën e delegimit të firmës personave të tjerë për këtë kompetencë;
  • Miraton planin akademik të proçesit mësimor;
  • Jep leje për hyrjen e forcave të rendit në mjediset e Institucionit dhe mund t’i therrasë ato në rast nevoje;