post

Përshkrimi Bsc Infermieri

 Pëshkrimet e Lëndëve Të Bsc   Infermieri

ANATOMI   NORMALE

  • Përftimi i njohurive bazë të anatomisë dhe kuptueshmëria e saktë e tyre.
  • Të kuptuarit e rëndësisë së organeve dhe aparateve te trupit te njeriut dhe skeletit.
  • Aftësimi për të njohur organet e frymeshkembimit, te aparatit te tretjes, te qarkullimit te gjakut, te riprodhimit, etj.
  • Aftësimi për t’u njohur me termat e anatomise dhe regjonet te cilat kane per qellim te percaktojne dhe te saktesojne vendosjen apo orientimin  e te gjitha pjesëve  dhe strukturave te organizmit.

ANATOMI  PATOLOGJIKE

  • Përftimi i njohurive bazë të anatomisë patologjike dhe kuptueshmëria e saktë e studimit të dëmtimit qelizor.
  • Të kuptuarit e rëndësisë së crregullimit të metabolizmit te bilirubines, pershtatja qelizore, inflamacioni, inflamacioni akut, inflamacioni kronik dhe karakteristikat e tij të pergjithshme.
  • Aftësimi për të njohur organet e frymeshkembimit, te aparatit te tretjes, te qarkullimit te gjakut, te riprodhimit, etj.
  • Aftësimi për t’u njohur me karakteristikat e pergjithshme te tumoreve, tumoret epiteliale, tumoret mezenkimale.
  • Të kuptuarit e sistemit kardio vaskular, sistemit respirator, sistemit digjestiv.

ANESTEZI-REANIMACION

  • Përftimi i njohurive bazë të anastezisë dhe kuptueshmëria e saktë e medikamenteve qe perdoren per anestezi.
  • Të kuptuarit e rëndësisë së llogaritjes se barnave qe perdoren per anestezi.
  • Aftësimi për të njohur me indikacionet dhe kunderindikacionet e anastezise.
  • Aftësimi për t’u njohur me kujdesin infermieror ne periudhen pre dhe post operatore.

GJUHA E HUAJ (ANGLISHT)

Programi synon që të pasurojë aftësitë e fituara në nivelet e mëparshme si dhe të mbushë boshllëqet e krijuara nga vitet e mëparshëm të zhvillimit të anglishtes në të dy ciklet e arsimit parauniversitar.  Ai parashikon ushtrime të ndryshme për të ngulitur shprehi të  dëgjim-kuptimit, në mënyrë që studenti të përvetësojë format e ndryshme gramatikore dhe ato të komunikimit me gojë dhe me shkrim në gjuhën angleze, duke u aftësuar gjithnjë e më shumë si një përdorues i pavarur i gjuhës angleze.

GJUHA E HUAJ (ANGLISHT) II

Ky kurs ka per qellim te aftesoje studentet te mesojne dhe te perdorin gjuhen angleze ne menyre te sakte dhe rrjedhshme. Sfera e gjere e aktiviteteve ku do te perfshihen studentet, ben te mundur qe te kater aftesite gjuhesore:te degjuarit, te folurit, te lexuarit dhe te shkruarit, te zhvillohen ne menyre sistematike dhe te kombinohen permes detyrave perkatese.

Ushtrimet leksikore synojne pasurimin e fjalorit ne fushen mjekesore dhe sfera  te ndryshme te veprimtarive jetesore.

Rubrika kulturore ben te mundur qe studentet jo vetem te zhvillojne aftesite e tyre gjuhesore, por edhe te zgjerojne njohurite rreth vendeve ku flitet gjuha angleze, kultures, historise, pare kjo si nje mundesi per te nxitur ndjenjen e nderkulturalizmit dhe ballafaqimit me vlera te reja per ta.

Studentet ne perfundim te modulit  duhet te jene te afte te kuptojne dhe te perdorin shprehje te jetes se perditshme qe iu duhen per te permbushur nevojat qe lidhen me sferen mjekesore dhe  fushat e interesit te tyre si vendbanimi, puna

BIOKIMI MJEKËSORE

  • Përftimi i njohurive bazë të biokimisë dhe kuptueshmëria e nocioneve bio-kimike.
  • Të kuptuarit e rëndësisë së Aminoacideve; Proteinave; Karbohidrateve; Lipideve; Nukleotidet dhe acidet nukleike; Struktura e ADN dhe ARN; Vitaminat.
  • Aftësimi për të njohur rrugët metabolike të sistemeve biologjike; Glikolizën; Rrugen e pentozë-fosfatit; Cikli i acidit citrik (Krebsit);, etj.
  • Aftësimi për t’u njohur me termat e biokimisë dhe shperberjen e aminoacideve; Fotosintezen; Biosintezen e makromulekulave: karbohidratet, lipidet, aminoacidet. Informacionin gjenetik dhe sintezen e proteinave. Biosintezen e proteinave dhe Kodin gjenetik.

BIOLOGJI E PERGJITHSHME

  • Përftimi i njohurive bazë të biologjisë dhe kuptueshmëria e kompleksitetit të organizmave të gjallë duke përfshirë strukturën, funksionet, organizimin dhe ndërvarësinë ndërmjet tyre si dhe ndërmjet tyre dhe mjedisit.
  • Të kuptuarit e rëndësisë, vlerave dhe krijimin e respektit ndaj natyrës.
  • Aftësimi për të njohur me përfshirjen e njeriut në veprime për mbrojtjen e vlerave të natyrës.
  • Aftësimi për t’u njohur me termat e biologjisë si dhe metodat e studimit të shkencave biologjike, karateristikat e njeriut si qënie e gjallë, nivelet taksonomike të botës së gjallë, gjallesat një dhe shumë qelizore.

DERMATOLOGJI

  • Përftimi i njohurive bazë të Dermatologjise dhe kuptueshmëria e saktë e sëmundjeve të lëkurës.
  • Të kuptuarit e rëndësisë të sëmurët me sëmundje lëkure si Ulcera dekubituse, Psoriasis, Acne, Dermatoza te lëkurës,  Kanceret e lëkurës etj.
  • Aftësimi për t’u njohur me Irritimet minore si p.sh: Tharja e lëkurës, Pruriti, Djegiet nga dielli, Urtikariet etj.
  • Aftesimi i studentit per tu njohur me vlerësimin, diagnostikimin, planifikimin dhe ndërhyrjen infermierore në pacientët me probleme si Ulcera dekubituse, Psorisis, Acne, Dermatoza te lëkurës, në Kanceret e lëkurës, Tharja e lëkurës, Pruriti, Djegiet nga dielli, Urtikariet etj.

DIETOLOGJI

  • Përftimi i njohurive bazë të dietologjise si dege e mjekesise, duke i sherbyer ketij objektivi ka per objekt:ushqimin e ekuilibruar në kalori te njeriut të shëndoshë, i cili përbën bazën e profilaksisë për mënjanimin e sëmundjes.
  • Të kuptuarit e rëndësisë nga ana e studentit që jeta dhe shëndeti kushtëzohen nga qëndrushmëria në norma fiziologjike e të gjithë elementëve që hyjnë në organizëm, cregullimet e këtyre elementëve, nga vlerat e tyre normale nuk janë pa rrezik për jetën.
  • Aftësimi për të njohur me lidhjet qe ekzistojne ndërmjet sëmundjeve dhe ushqimit.
  • Aftësimi për t’u njohur me pasojat e marrjes së tepruar të ushqimeve.

EKONOMI SHENDETI

  • Përftimi i njohurive bazë të ekonomisë së shëndetit dhe kuptueshmëria e saktë e planifikimit të gjendjes shendetesore.
  • Të kuptuarit e rëndësisë së kerkesës dhe ofertës ne sektorin shendetesor.
  • Aftësimi për të njohur tregun shendetesor dhe liberalizimin e tij.

Aftësimi për t’u njohur me sistemet shendetesore ne Bashkimin Europian

 ETIKË-DEONTOLOGJI

  • Njohja e studentit me tërësinë e normave morale që karakterizojnë sjelljen e infermierit gjatë ushtrimit të profesionit.
  • Njohja e studentit me tërësinë e normave nga pikpamja juridike që rregullojnë mirë ushtrimin e profesionit të infermierit të drejta dhe detyrimet funksionale në kuadrin e një shoqërie që nga ana e saj rregullohet nga e drejta, ligji dhe morali.
  • Aftësimin e studentit me sjelljen dhe njohjen e njeriut te semure (pacientit) e te aferme te tij, nga njera ane, dhe te njeriut te shendetesise, mjekut dhe infermierit nga ana tjeter.
  • Njohjen e studentit qe ndihma e infermierit te jete sa me e kualifikuar, përvetësimi me zell i të gjitha problemeve me te cilat merret Etika dhe Deontologjia Mjekesore.

FARMAKOLOGJI

  • Përftimi i njohurive bazë të farmakologjisë dhe kuptueshmëria e saktë e barnave.
  • Studimi mbi farmokinetiken në lidhje me thithjen, shperndarjen, biotransformimin dhe eliminimin e barnave nga organizmi .
  • Aftësimi për t’u njohur me efektet e padeshiruara te barnave, me bashkeveprimet me barnat e tjera dhe me mënyrat e përdorimit të tyre.
  • Aftësimi për t’u njohur me indikacionet dhe kundërindikacionet e barnave.

FIZIOLOGJI

  • Përftimi i njohurive bazë të fiziologjisë dhe të kuptuarit e saktë të metodave të studimit te saj.
  • Të kuptuarit e rëndësisë së qelizës, ndërtimi, funksioni, kalimi i lendeve neper membranen qelizore, difuzioni, transpirimi, transporti pasiv dhe aktiv, frymëmarrja: glikoliza, fermentimi, cikli i Krebsit, transporti i elektroneve dhe fosforilimi oksidues.
  • Aftësimi për të njohur me rritjen dhe zhvillimin: ecuria e rritjes, fazat, diferencimi. Lenda trajton: gjakun, funksionet dhe përbërjen e tij, eritrocitet dhe leukocitet, grupet e gjakut, sistemi ABO dhe Rhezus;, etj.
  • Aftësimi për t’u njohur me homeostazën dhe fazat e saj, sistemin imunitar, imunitetin qelizor dhe humoral, rolin e limfociteve dhe limfokinave, qarkullimin limfatik, mekanizmin e prodhimit të limfës dhe funksionet e saj fiziologjike.

FIZIOTERAPI

  • Përftimi i njohurive bazë të Fizioterapisë.
  • Të kuptuarit e rëndësisë së riaftësimit fizik në neurologji; riaftësimi fizik në reumatologji.
  • Aftësimi për të njohur me riaftësimin fizik në Pediatri dhe fizioterapia në moshat e treta.
  • Aftësimi për t’u njohur me terapine e lëvizjes sipas Vojta .

GERIARTRI

  • Përftimi i njohurive bazë të geriartrisë.
  • Të kuptuarit e rëndësisë së patologjive specifike ne moshat e treta, përdorimi i medikamenteve tek të moshuarit.
  • Aftësimi për të njohur asistencën geriartrike dhe dinjitetin e të moshuarit.
  • Aftësimi për t’u njohur me procesin e plakjes aktive, ushqyerjen e të moshuarit; principet kryesore për një ushqyerje korrekte.

GJENETIKË

  • Përftimi i njohurive bazë të gjenetikës mjekësore dhe kuptueshmëria e saktë e koncepteve të gjenetikës.
  • Të kuptuarit e rëndësisë së gjeneve, mutacionet gjenetike, mutacionet kromozomike, rikombinimi te bakteret dhe viruset e tyre.
  • Aftësimi për të njohur me ADN, materialin gjenetik, funksionin e AND dhe kodin gjenetik, kontrollin e shprehjes gjenetike, elementet gjenetike te transportueshem, gjenetika e zhvillimit.

Aftësimi për t’u njohur me fatin e qelizave dhe planin e zhvillimit te tru

GJINEKOLOGJI

  • Përftimi i njohurive bazë të gjinekologjisë.
  • Të kuptuarit e rëndësisë së objektit, metodes, komunikimit dhe etikës.
  • Aftësimi për të njohur organet e ripridhimit tek femra, ciklin ovarial dhe menstrual; ndryshimet ciklike në organet gjenitale etj.
  • Aftësimi për t’u njohur me termat e infertiliteti, shkaqet, trajnimi i tij, menopauza, terapia zëvendësues hormonale dhe crregullimet e funksionit seksual.

HISTOLOGJI

  • Përftimi i njohurive bazë të histologjisë dhe kuptueshmëria e saktë e metodave të studimit të saj.
  • Të kuptuarit e rëndësisë së qelizës dhe kulturave indore.
  • Aftësimi për të njohur indet: indi epitelial: format, karakteristikat, tipet e epitelit; indi lidhor: tipet e indit lidhor; indi kockor.
  • Aftësimi për t’u njohur me kockat, tipet e kockave, struktura e brendshme; indi nervor: neuronet, nervat, degjenerimi dhe rigjenerimi i indit nervor. Indi muskulor: llojet, rigjenerimi i indit muskulor. Gjaku: qelizat e gjakut, sistemi imun dhe organet limfoide.

IMUNOLOGJI

  • Përftimi i njohurive bazë të Imunologjisë.
  • Të kuptuarit e rëndësisë së imunitetit, përgjigjjen imune: Antigjenët, Limfocitet, dhe qelizat e tjera ndihmëse.
  • Aftësimi për të njohur me strukturen e imunoglobulinave, gjenetiken e imunoglobulinave, reaksionet Antigjen – Antitrup, sistemin e Komplementit, zhvillimin e limfociteve dhe shënjuesit memebranor.
  • Aftësimi për t’u njohur me imunitetin qelizor, përgjigjjen imune humorale dhe induktimin e saj nga imunizimi aktiv, fagocitozen, infeksionet dhe imunologjine diagnostike.

INFERMIERISTIKË ANESTEZI-REANIMACION

  • Përftimi i njohurive bazë të kujdesit infermieror para dhe pas anestezise se pacientit.
  • Të kuptuarit e rëndësisë së llogaritjes se dozimit të barnave anestezisë dhe përdorimi i tyre.
  • Aftësimi për të njohur me indikacionet dhe kundërindikavionet e anastezisë.
  • Aftësimi për t’u njohur me procesin infermieror në terapinë intensive.

INFERMIERISTIKË DERMATOLOGJI

  • Përftimi i njohurive bazë të Infermieristikes se Dermatologjisë dhe kujdesin infermieror që i duhet pacientit me sëmundje lëkure.
  • Të kuptuarit e rëndësisë së kujdesit infermieror në: Ulcera dekubituse, Psoriasis, Acne, Dermatoza te lëkurës, në Kanceret e lëkurës etj.
  • Aftësimi për të njohur me aplikimin e njohurive teorike dhe praktike, respektivisht për përshkrim dhe kuptim mbi specifikat e zhvillimit dhe organizimit të shërbimeve të Dermatologjisë dhe trajtimit të këtyre të sëmurëve.
  • Aftësimi për t’u njohur me edukimin shëndetësor në pacientët me sëmundje lëkure. Parandalimi më i lehtë se trajtimi.

INFERMIERISTIKË GERIARTRI

  • Përftimi i njohurive bazë mbi kujdesin infermieror në moshat e treta.
  • Të kuptuarit e rëndësisë së procesit të plakjes.
  • Aftësimi për të njohur me asistencën geriartrike dhe dinjitetin e të moshuarit.
  • Aftësimi për t’u njohur me rëndësinë e ushqyerjes tek të moshuarit; principet kryesore për një ushqyerje korrekte.

INFERMIERISTIKË GJINEKOLOGJI

  • Përftimi i njohurive bazë të infermieristikes sw gjinekologjisë.
  • Të kuptuarit e rëndësisë së objektit, metodes, komunikimit dhe etikës nga ana e infermieres sw repartin e gjinekologjisw.
  • Aftësimi i infermieres për të njohur organet e ripridhimit tek femra, ciklin ovarial dhe menstrual; ndryshimet ciklike në organet gjenitale etj.
  • Aftësimi nga ana e infermierit për t’u njohur me termat e infertiliteti, shkaqet, trajnimi i tij, menopauza, terapia zëvendësues hormonale dhe crregullimet e funksionit seksual.

INFERMIERISTIKË NEUROLOGJIE                                                                           

  • Përftimi i njohurive bazë të kujdesjeve infermierore mbi semundjet neurologjike kyesore, manifestimet klinike qe paraqesin keto semundje dhe terapia medikamentoze qe aplikohet ne keto semundje.
  • Të kuptuarit e rëndësisë së kujdesjeve infermierore në sëmundjet e trurit si: ishemia cerebrale, hemorragjia, tumoret e trurit, crregullimet e likuorit cerebrospinal, sëmundjet e medulës spinale, infeksionet e sistemit nervor, sëmundjet degjenerative, sëmundja Parkinson.
  • Aftësimi për të njohur me kujdesjet infemierore në sëmundjet degjenerative të trurit.
  • Aftësimi nga ana e infermierit për t’u njohur me rehabilitimin e të sëmurëve që kanë kaluar sëmundje neurologjike.

INFERMIERISTIKË OKULISTIKË

  • Përftimi i njohurive bazë të infermieristikes se okulistikes dhe kuptueshmëria e saktë e tyre.
  • Të kuptuarit e rëndësisë së kujdesjeve infermierore ndaj pacienteve me semundje si Glaukoma, Katarakta, Trupat e huaj në sy, Skuqja e syrit me apo pa dhimbje etj.
  • Aftësimi për t’u njohur me kompetencat infermierore në vlerësimin, diagnostikimin, planifikimin dhe ndërhyrjen infermierore në pacientët me probleme si Glaukoma, Katarakta, Trupat e huaj në sy, Skuqja e syrit me apo pa dhimbje etj.
  • Aftësimi i studentit infermier për t’u njohur me terapine medikamentoze ne repartin e okulistikes dhe zbatimin e saj (Koliret, pomadat, tabletat, injeksionet, fashot, lentet).

INFERMIERISTIKE ONKOLOGJIE

  • Përftimi i njohurive bazë të kujdesit infermieror në repartin e Onkologjisë.
  • Të kuptuarit e rëndësisë së asistencës infermierore në llojet kryesore të tumoreve.
  • Aftësimi për të njohur me kujdesin infermieror në Radioterapi dhe Kimioterapi.
  • Aftësimi për t’u njohur me trajtimin psikologjik qe u duhet pacientëve që trajtohen në shërbimin e Onkologjisë.

INFERMIERISTIKË O.R.L

  • Përftimi i njohurive bazë të kujdesjeve infermierore ne ORL dhe kuptueshmëria e saktë e tyre.
  • Të kuptuarit nga ana e infermierit mbi rëndësinë e trajtimit te semundjeve ne repartin e ORL .
  • Aftësimi për t’u njohur me kujdesin infermieror ne patologjite e veshit te jashtem dhe veshit te brendshem.

Aftësimi për t’u njohur me trajtimin e ketyre semundjeve (terapia medikamantoze,         operacionet e mundshme dhe aparatet e mundshme

INFERMIERISTIKË PEDIATRI 2

  • Përftimi i njohurive bazë të kujdeseve infermierore në klinikën e pediatrisë.
  • Të kuptuarit e rëndësisë së ndjekjes së etapave të procesit infermieror tek fëmijët që paraqiten në klinikën e pediatrisë.
  • Aftësimi për të njohur me probleme të tilla si: trupat e huaj ne hunde, vesh, rruget e frymëmarrjes, epistaksis, laringotrakeobronkit, bronkit, bronkopneumoni, krizë astmatike etj.
  • Aftësimi i studentit për edukimin shëndetësor të prindërve të fëmijëve me sëmundje infektive.

INFERMIERISTIKË PSIKIATRI

  • Përftimi i njohurive bazë mbi kujdesin infermieror në sëmundjet psikiatrike.
  • Aftësimi i studentit mbi kujdesin infermieror në semundje te tilla si, Skizofrenia, Crregullimet afektive, Crregullimet delizionale, Crregullimet e personalitetit, Toksikomania dhe psikozat organike.
  • Aftësimi për t’u njohur me kujdesin infermieror në trajtimin e pacientit në urgjencën e psikiatrisë.
  • Aftësimi për t’u njohur me psikoterapine në grupet e vegjël dhe në grupet e mëdha.

INFERMIERISTIKË  SH. RIPRODHUES

  • Përftimi i njohurive bazë të kujdesjeve infermierore në shendetin riprodhues.
  • Të kuptuarit e rëndësisë nga ana e infermieres së kontekstit social kulturor, infertilitetit, trajtimit dhe shkaqeve.
  • Aftësimi i studnetit infermier për t’u njohur me kontracepsionin hormonal, pilulat me perberje progesteroni, kontracepsioni barriere.

INFERMIERISTIKE KIRURGJIKALE 2

  • Përftimi i njohurive të thelluara mbi kujdesin infermieror ne kirurgji, aktin kirurgjikal si mënyrë bashkëkohore e trajtimit të sëmundjeve kirurgjikale, si dhe mënyrat e metodat e manipulimit në kirurgji.
  • Të kuptuarit nga ana e infermieres mbi rëndësinë e periudhës preoperatore te pacientit dhe kujdesi infermieror në këtë periudhë, përgatitja fizike preoperatore. përgatitja psikologjik,. përgatitja biologjike.
  • Aftësimi i studentit infermier për të njohur me kujdesin postoperator, zgjimi i të sëmurit dhe kujdesi infermieror në këtë periudhë. Transferimi i të sëmurit në reanimacion. Kujdesi infermieror dhe masat kunder ndërlikimeve të herëshme postoperatore. Periudha e rekonvaleshencës dhe e rehabilitimit funksional.

INFERMIERISTIKË SEMUNDJEVE TE  BRENDSHME 2

  • Përftimi i njohurive bazë të kujdeseve infermierore në klinikën e sëmundjeve të brendshme.
  • Të kuptuarit e rëndësisë së kujdeseve infermierore në pacientët me sëmundje gastrike, hematologjike, renale, tek të sëmurët me diabet, me sëmundje gjaku etj.
  • Aftësimi për të njohur me etapat e procesit infermieror në sëmundjet gastrike, hematologjike, renale, tek të sëmurët me diabet, me sëmundje gjaku etj.
  • Aftësimi për t’u njohur me terapinë medikamentoze, ecurinë e këtyre sëmundjeve, edukimin shëndetësor dhe vlersimin e arritjeve të pritura.

INF.TRAUMATOLOGJI & ORTOPEDI

  • Përftimi i njohurive bazë të traumatologjisë dhe ortopedisë.
  • Të kuptuarit e rëndësisë së dhënies së ndihmës nga ana e infermierit në pacientët me traumë.
  • Aftësimi për të njohur me menyrat e imobilizimit.
  • Aftësimi për t’u njohur llojet e traumave, etapat e procesit infermieror tek pacientët me trauma, asistenca infermierore në traumë.

INFERMIERISTIKË E S. BRENDSHME 1

  • Përftimi i njohurive bazë të kujdesit infermieror ne patologjitë e sëmundjeve të brendshme.
  • Të kuptuarit e rëndësisë së kujdesit infermieror ne sëmundjet kardiake (vlerësimi infermieror, diagnozat infermierore, ndërhyrja infermierore).
  • Të kuptuarit e rëndësisë së kujdesit infermieror ne sëmundjet respiratore (vlerësimi infermieror, diagnozat infermierore, ndërhyrja infermierore).
  • Të kuptuarit e rëndësisë së kujdesit infermieror ne sëmundjet reumatizmale (vlerësimi infermieror, diagnozat infermierore, ndërhyrja infermierore).

INFERMIERISTIKË PUERIKULTURE

  • Përftimi i njohurive bazë të infermieristikës së puerikulturës dhe perspektivat e kujdesit infermieror per femijet.
  • Të kuptuarit e rëndësisë së vecorive të rritjes dhe zhvillimit të femijeve, roli infermier per te porsalindurit e semure.
  • Aftësimi për të njohur të porsalindurin me asfiksi dhe ikter fiziologjik, femijet me infeksione umbelikale, hemoragji te kerthizes, hernie umbelikale, femijet me eritrodermi, femijet me trauma te lindjes.
  • Aftësimi për t’u njohur me problemet që kanë femijet me anomali te lindura, femijet me semundje hemolitike, femijet me konvulsione, femijet me sepsis dhe tetanoz neonator.

INFERMIERISTIKË  E SEMUNDJEVE INFEKTIVE

  • Përftimi i njohurive bazë mbi kujdesjet infermierore kryesore ne repartin e semundjeve infektive.
  • Të kuptuarit e rëndësisë së kujdesjeve infermierore në: bakteremi, sepsis, shoku septik, Meningit dhe Encefalit.
  • Aftësimi për të njohur me kujdesjet infermierore në: Bruceloza dhe Leptospirat, Antraksi dhe Tetanozi, Ethet hemorragjike dhe Riketsiozat Parazitozat intestinale dhe Helmitozat, Leshmanioza dhe Toxoplazmoza,.
  • Aftësimi për t’u njohur me me kujdesjet infermierore në: Malaria, infeksionet nga mykrat, infeksionet spitalore, infeksionet e transmetuara me gjakun dhe produktet e tij.

INFERMIERISTIKË 1

  • Përftimi i njohurive bazë të historikut të infermieristikës ne rrafshin nderkombetar dhe historikun e infermieristikes shqiptare nder vite.
  • Të kuptuarit e rëndësisë së nevojave sipas hierarkisë së piramidës Masloë.
  • Aftësimi për të njohur organet e frymeshkembimit, te aparatit te tretjes, te qarkullimit te gjakut, te riprodhimit, etj.
  • Aftësimi për t’u njohur me stadet e semundjes, semundja  dhe   reagimi  i  individit   ndaj  saj, pacienti  dhe  mjedisi,  pritja   dhe  njohja  me  pacientin, organizimi i  sherbimit ambulator dhe   spitalor.

INFERMIERISTIKË 2

  • Përftimi i njohurive bazë të procedurave diagnostikuese dhe kuptueshmëria e saktë e tyre nga ana e infermierit.
  • Të kuptuarit e rëndësisë së parimeve bazë të ushqyerjes dhe nevojave bazë fiziologjike.
  • Aftësimi për t’u njohur me edukimin shëndetësor si mënyra më e mirë (parandalimi më i lehtë se trajtimi).

INFERMJERISTIKË KIRURGJIKALE 1

  • Përftimi i njohurive bazë mbi kujdesin infermieror në klinikën e kirurgjisë.
  • Të kuptuarit e rëndësisë së diagnozave infermieristike kirurgjikale, ndihmesat laboratorike e imazherike në diagnozën infermieristike.
  • Aftësimi për t’u njohur me periudhën preoperatore e pacientit dhe kujdesi infermieror në këtë periudhë.
  • Aftësimi për t’u njohur me periudhën postoperatore e pacientit dhe kujdesi infermieror në këtë periudhë.

INFERMJERISTIKË OBSTETRIKALE 1

  • Përftimi i njohurive bazë mbi kujdesin infermieror në obstetrikë.
  • Të kuptuarit e rëndësisë nga ana e infermieres së ekzaminimit obstetrikal, parimet, anatomine dhe fiziologjine e sistemit riprodhues femëror; anatomine dhe fiziologjine e sistemit riprodhues mashkullor.
  • Aftësimi nga ana e infermieres për t’u njohur me ndryshimet fiziologjike amtare gjatë shtatzanisë, diagnozen prenatale.
  • Aftësimi i infermieres për t’u njohur me kujdesin antenatal, lindjen normale dhe patologjike, si dhe patalogjite e shtatzanise.

INFERMIERISTIKË PEDIATRIKE 1

  • Përftimi i njohurive bazë të kujdesjeve infermierore në pediatri dhe kuptueshmëria e saktë e studimit të femijes qe nga lindja e deri ne mbarim te adoloshences.
  • Të kuptuarit e rëndësisë së zhvillimin trupor dhe mendor te femijes, te mbroje shendetin, te parandaloje e te mjekoje semundjet dhe te aftesoje femijet e pazhvilluar.
  • Aftësimi i infermierit për të njohur te tre aspektet kryesore te mjekesise, profilaksine, mjekimin dhe rehabilitimin.
  • Aftësimi i infermierit për t’u njohur me pergjegjesine e shendetit dhe te mjekimit te femijes.

INFORMATIKE

  • Perftimi i njohurive bashkekohore per shkencen e kompjuterave.
  • Familjarizimi me konceptet dhe termat baze te arkitektures harduer dhe softuer te nje kompjuteri.
  • Pervetesimi i softuereve bazike aplikative per shkrim, perpunim, paraqitje dhe administrim te dhenash.
  • Perdorimi i struktures se te dhenave tabele per kerkime dhe renditje.
  • Aftësimi për planifikimin e zhvillimit të karierës profesionale.

ITALISHT

  • Përshkrimi i një teksti mjekësor nga ana gjuhësore (përmbajtja, funksionet dhe tipologjia e tekstit);
  • Të ndihmojë studentët të zhvillojnë një mënyrë globale të të menduarit dhe të të shprehurit ndërsa analizojnë një tekst mjekësor;
  • Të zbulojnë domethëniet kulturore të ngjarjeve e të personazheve, si dhe të rafinojnë mjeshtëritë e të shkruarit.

KIRURGJI 2

  • Përftimi i njohurive të thelluara mbi kirurgjinë, aktin kirurgjikal si mënyrë bashkëkohore e trajtimit të sëmundjeve kirurgjikale, si dhe mënyrat e metodat e manipulimit në kirurgji.
  • Të kuptuarit e rëndësisë së periudhës preoperatore te pacientit dhe kujdesi infermieror në këtë periudhë, përgatitja fizike preoperatore. përgatitja psikologjik,. përgatitja biologjike.
  • Aftësimi për të njohur me kujdesin postoperator, zgjimi i të sëmurit dhe kujdesi infermieror në këtë periudhë. Transferimi i të sëmurit në reanimacion. Kujdesi infermieror dhe masat kunder ndërlikimeve të herëshme postoperatore. Periudha e rekonvaleshencës dhe e rehabilitimit funksional

KIRURGJI 1

  • Përftimi i njohurive bazë mbi kirurgjinë dhe kuptueshmëria e sëmundjeve kirurgjikale.
  • Të kuptuarit e rëndësisë së Bllokut operator në tërësinë e tij.
  • Aftësimi për t’u njohur me kujdesin preoperator dhe postoperator në klinikën e kirurgjisë ndaj pacientit.
  • Aftësimi për t’u njohur me periudhën e rekonvaleshencës dhe e rehabilitimit funksional; dalja e të sëmurit nga spitali – kurorëzimi me sukses i punës mjekuese; ndjekja ambulatore e të sëmurit kirurgjikal.

LATINISHT

  1. Njohja me konceptet bazë të terminologjinë latine, sic quhet ndryshe gjuha e mjekesise.
  2. Aftësimi për tu njohur me teminologjine latine ne sistemet kryesore.
  3. Njohja me problemet kryesore te sistemeve, ne menyre qe studenti te hyje ne profesion me disa njohuri elementare te gjuhes mjekesore.
  4. Llogaritja dhe formulimi i medikamenteve dhe formimi i recetave te thjeshta dhe te perbera.

LEGJISLACION SHENDETESOR

  • Përftimi i njohurive bazë mbi legjislacionin shendetesor kombetar dhe nderkombetar.
  • Të kuptuarit e rëndësisë së Kodit të Etikë-Deontologjisë.
  • Aftësimi për t’u njohur me institucionet si: urdhri i mjekut, urdhri i infermierit.
  • Aftësimi për t’u njohur me Kodin e Nurembergut, me Deklaraten e Helsinkit dhe me Deklaraten e Manilas.

MIKROBIOLOGJI   

  •  Përftimi i njohurive bazë të mikrobiologjisë dhe kuptueshmëria e saktë e mikroorganizmave.
  • Të kuptuarit e rëndësisë së qelizave eukariotike dhe prokariotike, fiziologjine e mikroorganizmave, mikrofloren normale te trupit te njeriut.
  • Aftësimi për të njohur mikrofloren normale te trupit te njeriut: te lekures, gojes, veshit dhe syrit,  te traktit resprator, te zones urogenitale, te traktit gastrointestinal, rolin e dobishem te mikroflores normale, marredheniet simbiotike, ekologjia mikrobiale.
  • Aftësimi për t’u njohur me faktoret qe influencojne mbi rritjen e mikrobeve: metodat antimikrobiale, kimioterapia.

NEUROLOGJI

  • Përftimi i njohurive bazë të semundjeve neurologjike kyesore, manifestimet klinike qe paraqesin keto semundje dhe terapia medikamentoze qe aplikohet ne keto semundje.
  • Të kuptuarit e rëndësisë së sëmundjeve të trurit si: ishemia cerebrale, hemorragjia, tumoret e trurit, crregullimet e likuorit cerebrospinal, sëmundjet e medulës spinale, infeksionet e sistemit nervor, sëmundjet degjenerative, sëmundja Parkinson.
  • Aftësimi për të njohur me sëmundje të tjera degjenerative.
  • Aftësimi për t’u njohur me rehabilitimin e të sëmurëve që kanë kaluar sëmundje neurologjike.

OBSTETRIKË

  • Përftimi i njohurive bazë mbi obstetrine.
  • Të kuptuarit e rëndësisë së ekzaminimit obstetrikal, parimet, anatomine dhe fiziologjine e sistemit riprodhues femëror; anatomine dhe fiziologjine e sistemit riprodhues mashkullor.
  • Aftësimi për t’u njohur me ndryshimet fiziologjike amtare gjatë shtatzanisë, diagnozen prenatale.
  • Aftësimi për t’u njohur me kujdesin antenatal, lindjen normale dhe patologjike, si dhe patalogjite e shtatzanise.

OKULISTIKË

  • Përftimi i njohurive bazë të okulistikes dhe kuptueshmëria e saktë e tyre.
  • Të kuptuarit e rëndësisë së trajtimit te pacienteve me semundje si Glaukoma, Katarakta, Trupat e huaj në sy, Skuqja e syrit me apo pa dhimbje etj.
  • Aftësimi për t’u njohur me kompetencat infermierore në vlerësimin, diagnostikimin, planifikimin dhe ndërhyrjen infermierore në pacientët me probleme si Glaukoma, Katarakta, Trupat e huaj në sy, Skuqja e syrit me apo pa dhimbje etj.
  • Aftësimi për t’u njohur me terapine medikamentoze ne repartin e okulistikes (Koliret, pomadat, tabletat, injeksionet, fashot, lentet).

ONKOLOGJI

  • Përftimi i njohurive bazë të Onkologjisë dhe kuptueshmëria e saktë e tyre.
  • Të kuptuarit e rëndësisë së trajtimit të tumoreve.
  • Aftësimi për të njohur me manifestimet klinike që paraqesin tumoret.
  • Aftësimi për t’u njohur me Radioterapinë, Kimioterapinë dhe trajtimin psikologjik të këtyre pacientëve..

O.R.L.

  • Përftimi i njohurive bazë të ORL dhe kuptueshmëria e saktë e tyre.
  • Të kuptuarit e rëndësisë së trajtimit te semundjeve ne repartin e ORL .
  • Aftësimi për t’u njohur me patologjite e veshit te jashtem dhe veshit te brendshem.
  • Aftësimi për t’u njohur me trajtimin e ketyre semundjeve (terapia medikamantoze, operacionet e mundshme dhe aparatet e mundshme).

PEDIATRI 1

  • Përftimi i njohurive bazë të pediatrisw dhe kuptueshmëria e saktë e studimit tw femijes qe nga lindja e deri ne mbarim te adoloshences.
  • Të kuptuarit e rëndësisë së zhvillimin trupor dhe mendor te femijes, te mbroje shendetin, te parandaloje e te mjekoje semundjet dhe te aftesoje femijet e pazhvilluar.
  • Aftësimi për të njohur te tre aspektet kryesore te mjekesise, pra profilaksine, mjekimin dhe rehabilitimin.

Aftësimi për t’u njohur me pergjegjesine e shendetit dhe te mjekimit te femijes,     njekohesisht ben edhe parandalimin e invaliditetit te tw rriturit

PEDIATRI 2

  • Përftimi i njohurive bazë të pediatrisë.
  • Të kuptuarit e rëndësisë te kujdesit per zhvillimin trupor dhe mendor te femijes, te mbroje shendetin, te parandaloje e te mjekoje semundjet dhe te aftesoje femijet e pazhvilluar.
  • Aftësimi për të njohur me profilaksinë, mjekimin dhe rehabilitimin e fëmijës së sëmurë.
  • Aftësimi për t’u njohur me sëmundjet e aparatit urinar; infeksionet e rrugëve urinare, glomerulonefriti akut, hepatitet, semundjet e gjakut tek fëmijët.

PRAKTIKAT VITI II

  • Përftimi i njohurive bazë mbi procesin infermieror në praktikë sipas specialiteteve.
  • Të kuptuarit e rëndësisë kujdesit infermieror në repartin e Sëmundjeve të Brendshme.
  • Të kuptuarit e rëndësisë kujdesit infermieror në klinikën e Kirurgjisë.
  • Të kuptuarit e rëndësisë kujdesit infermieror në klinikën e Pediatrisë.
  • Të kuptuarit e rëndësisë kujdesit infermieror në repartin e Obstetrikes.
  • Të kuptuarit e rëndësisë kujdesit infermieror në Shëndetin Publik.

PRAKTIKAT VITI III

 

  • Përftimi i njohurive bazë mbi procesin infermieror në praktikë sipas specialiteteve.
  • Të kuptuarit e rëndësisë kujdesit infermieror në kliniken e Sëmundjeve të Brendshme.
  • Të kuptuarit e rëndësisë kujdesit infermieror në klinikën e Neurologjise.
  • Të kuptuarit e rëndësisë kujdesit infermieror në klinikën e Pediatrisë.
  • Të kuptuarit e rëndësisë kujdesit infermieror në repartin e Onkologjise.
  • Të kuptuarit e rëndësisë kujdesit infermieror në Psikiatri.

Praktike Profesionale 1

  • Përftimi i njohurive bazë të historikut të infermieristikës ne rrafshin nderkombetar dhe historikun e infermieristikes shqiptare nder vite.
  • Të kuptuarit e rëndësisë së nevojave sipas hierarkisë së piramidës Masloë.
  • Aftësimi për të njohur organet e frymeshkembimit, te aparatit te tretjes, te qarkullimit te gjakut, te riprodhimit, etj.
  • Aftësimi për t’u njohur me stadet e semundjes, semundja  dhe   reagimi  i  individit   ndaj  saj, pacienti  dhe  mjedisi,  pritja   dhe  njohja  me  pacientin, organizimi i  sherbimit ambulator dhe   spitalor.

PSIKIATRI

  • Përftimi i njohurive bazë mbi sëmundjet psikiatrike.
  • Të analizuarit e semundjeve te tilla si, Skizofrenia, Crregullimet afektive, Crregullimet delizionale, Crregullimet e personalitetit, Toksikomania dhe psikozat organike.
  • Aftësimi për t’u njohur me trajtimin e pacientit në urgjencën e psikiatrisë.
  • Aftësimi për t’u njohur me psikoterapine në grupet e vegjël dhe në grupet e mëdha.

PSIKOLOGJI MJEKËSORE

  • Përftimi i njohurive bashkëkohore mbi psikologjinë mjekësore.
  • Kuptimi i rëndësisë së diagnozave infermierore bazë që vendosen në rastet e problemeve psokologjike të pacientëve të hospitalizuar.
  • Aftësimi për të njohur sjelljen dhe njohjen e njeriut te semure (pacientit) e te aferme te tij, nga njera ane, dhe te njeriut te shendetesise, mjekut dhe infermierit nga ana tjeter.
  • Aftësimi për t’u njohur me ndihmën që jep infermieri për te qënë sa me e kualifikuar dhe përvetësimi me zell i te gjitha problemeve me te cilat merret Psikologjia Mjekesore.

PUERIKULTURË

  • T’i pajisë studentët me njohuritë bazë mbi puerikulturën.
  • Të analizojë në mënyrë të detajuar rritjen dhe zhvillimin e femijes.
  • Të orientojë studentët që të dinë mbi treguesit demografikë, mortaliteti, etj, rritja dhe zhvillimi, dalja e dhëmbëve tek femijet, gjatësia dhe pesha, zhvillimi psikologjik i fëmijës 0-1 vjec.
  • Ta aftësojë studentin mbi vaksinimin, kalendarin e vaksinimit, etj.

RADIOLOGJI

  • Përftimi i njohurive bazë mbi Radiologjine dhe kuptueshmëria e saktë e ketyre ekzaminimeve.
  • Të kuptuarit e rëndësisë së ekzaminimeve të tilla si: grafi, scopi, ekografi, skaner, rezonancë magnetike etj.
  • Aftësimi për të njohur me metodat e ekzaminimeve te aparateve si: aparati tretes, aparati frymemarrjes, aparatit urogenital.
  • Aftësimi për t’u njohur me ekzaminimet në shërbimet e specialiteteve te ndryshme.

SEMUNDJEVE TE  BRENDSHME 2

  • Përftimi i njohurive bazë të kujdeseve infermierore në klinikën e sëmundjeve të brendshme.
  • Të kuptuarit e rëndësisë së kujdeseve infermierore në pacientët me sëmundje gastrike, hematologjike, renale, tek të sëmurët me diabet, me sëmundje gjaku etj.
  • Aftësimi për të njohur me etapat e procesit infermieror në sëmundjet gastrike, hematologjike, renale, tek të sëmurët me diabet, me sëmundje gjaku etj.
  • Aftësimi për t’u njohur me terapinë medikamentoze, ecurinë e këtyre sëmundjeve, edukimin shëndetësor dhe vlersimin e arritjeve të pritura.

SËMUNDJE TË BRENDSHME 1

  • Përftimi i njohurive bazë mbi Sëmundjet e Brendshme.
  • Të kuptuarit e rëndësisë së mbledhjes së të dhënave (anamnezës) dhe metodave ekzaminuese .
  • Aftësimi për t’u njohur me organet e frymeshkembimit, te aparatit kardio-vaskular dhe sistemit reumatizmal.
  • Aftësimi për t’u njohur me patologjitë kryesore që trajtohen në klinikën e sëmundjeve të brendshme.

SËMUNDJE INFEKTIVE

  • Përftimi i njohurive bazë të sëmundjeve kryesore infektive dhe kuptueshmëria e saktë e tyre.
  • Të kuptuarit e rëndësisë së termave: bakteremi, sepsis, shoku septik, Meningit dhe Encefalit.
  • Aftësimi për të njohur me: Bruceloza dhe Leptospirat, Antraksi dhe Tetanozi, Ethet hemorragjike dhe Riketsiozat Parazitozat intestinale dhe Helmitozat, Leshmanioza dhe Toxoplazmoza,.
  • Aftësimi për t’u njohur me Malarian, infeksionet nga mykrat, infeksionet spitalore, infeksionet e transmetuara me gjakun dhe produktet e tij.

SHENDET MJEDISOR

  • Përftimi i njohurive bazë mi konceptet shëndet dhe mjedis.
  • Të kuptuarit e rëndësisë së shëndetit mjedisor si dhe metodat e ndryshme të studimit.
  • Aftësimi për të njohur me edukimin shendetesor te popullates dhe promocionin shendetesor mbi mbrojtjen e mjedisit.
  • Aftësimi për t’u njohur me termat e termat e shëndetit publik të tilla si mjedis, mjedisi fizik, kimik dhe biologjik dhe socio-ekonomik.

SHËNDET PUBLIK

  • Përftimi i njohurive bazë të shëndetit publik.
  • Ndërgjegjësimi i popullatës mbi shëndetin publik.
  • Përfitimi i njohurive bazë mbi sëmundjet ngjitëse, agjentët infektiv, rezervuarët, burimet e infeksionit, rrugët e eleminimit, transmetimit dhe ndërfutjes së agjentëve.
  • Aftësimi për t’u njohur me termat e profilaksisë sëe sëmundjeve të kontaktit, infeksionet spitalore, dezinfektimi-sterilizimi, si dhe perkufizimin mbi shendetin, shëndetin mendor komunitar.

SHËNDET RIPRODHUES

  • Përftimi i njohurive bazë të shendetit riprodhues dhe kuptueshmëria e saktë e terminologjisë mbi të.
  • Të kuptuarit e rëndësisë së kontekstit social kulturor, infertilitetit, trajtimit dhe shkaqeve.
  • Aftësimi për tu njohur me kontracepsionin hormonal, pilulat me perberje progesteroni, kontracepsioni barriere.

SOCIOLOGJI

  • Përftimi i njohurive bazë të sociologjisë, probleme sociologjike bazë të shoqërisë ku jetojmë, metodat studimore që përdorin sociologët për të studiuar këto probleme.
  • Të kuptuarit e rëndësisë së marredhenieve komplekse ndermjet njerezve dhe shoqerise d.m. th. si njerezit ndryshojne shoqerine dhe nga ana tjeter si ndikon shoqeria ne formimin e njerezve, si ndikon ajo ne menyren e jeteses se njerezve.
  • Aftësimi për të fituar njohuri mbi popullsinë, moshën, shëndetin, aspektet sociologjike të popullsisë, problemet sociale të moshës së tretë, popullsia e mjedisi, sjellja shoqërore, konformiteti dhe devianca.

STATISTIKE

  • Përftimi i njohurive bazë statistikore dhe kuptueshmëria e saktë e tyre
  • Të kuptuarit e rëndësisë së treguesve statistikor në argumentimin e analizave mjekësore.
  • Aftësimi për të zgjedhur dhe përdorur drejtë treguesit statistikor në analiza të ndryshme mbi shëndetin publik.
  • Aftësimi për të paraqitur drejtë dhe kuptueshëm treguesit e ndryshëm statistikor.
  • Përftimi i njohurive të statistikës dhe kuptueshmëria e saktë e tyre.

TRAUMATOLOGJI & ORTOPEDI

  • Përftimi i njohurive bazë të traumatologjisë dhe ortopedisë.
  • Të kuptuarit e rëndësisë së dhënies së ndihmës nga ana e infermierit në pacientët me traumë.
  • Aftësimi për të njohur me menyrat e imobilizimit.
  • Aftësimi për t’u njohur llojet e traumave, etapat e procesit infermieror tek pacientët me trauma, asistenca infermierore në traumë.

 

No Comments

Add your review

Your email address will not be published.