post

Organet Këshilluese

Organet këshilluese

Këshilli i Etikës

Këshilli i Etikës është organ kolegjial vendimmarrës, i cili ngrihet pranë ASAR-it si një strukturë e përhershme, që shqyrton sjellje të ndryshme të personelit akademik dhe atij ndihmës të institucionit nëse përbëjnë shkelje të etikës ose jo. Këshilli shqyrton gjithashtu edhe sjellje të studentëve gjatë veprimtarisë së tyre mësimore e kërkuese në institucion, nëse ato përbëjnë shkelje të etikës së studentit.
Këshilli i Etikës përbëhet nga 5 anëtarë dhe kryesohet nga Prorektori. Anëtarët, një ndër të cilët i rekomandohet Rektorit nga Këshilli i Studentëve, përzgjidhen nga Senati Akademik me propozim të Rektorit, përmes një procedure përzgjedhëse të bërë publike paraprakisht.

 

Komisioni i Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë (KSBC)

Komisioni i Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë, është një strukturë autonome, e përhershme në strukturën organizative të universitetit. KSBC vlerëson periodikisht efikasitetin e veprimtarive mësimore e kërkimore, si dhe veprimtarive administrative e financiare të institucionit, si dhe propozon ndryshime për përmirësime të nevojshme, mbështetur në udhëzimet e sigurimit të cilësisë në hapësirën europiane të arsimit të lartë. Ky Komision ka autonomi operative dhe akses në të gjitha të dhënat e institucionit dhe rezultatet e vlerësimeve t kryera publikohen.

Përbërja e KSBC

  1. Marjeta Balaj -Kryetar
  2. Donika Zyberi -Përfaqësuse e Fakulteti të Shkencave Mjekësore
  3. Përparim Fakaj -Përfaqësuse e Fakulteti të Shkencave Humane
  4. Irisa Zeqaj- Përfaqësuse e Këshillit të Studentëve.