post

Njoftim

Bazuar në ligjin Nr.9741 datë 21.05.2007 për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë i ndryshuar në bazë të neneve 49 dhe 50 për punësimin në institucionet e arsimit të lartë. Mbështetur në Statutin dhe rregulloren e përgjithshme të Akademisë së Studimeve të Aplikuara Reald. Kriteret e punësimit për personelin akademik me kontratë përcaktohen në rregulloren e institucionit. Bazuar në nenin 18 të rregullores së Akademisë së Studimeve të Aplikuara Reald, punësimi bëhet bazuar në legjislacionin e punës në Republikën e Shqipërisë, aktet ligjore dhe nënligjore të arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë dhe Statutin e Akademisë së Studimeve të Aplikuara Reald. Punësimi realizohet me procedurë të konkurrimit të hapur duke garantuar një proces transparent, të paanshëm, objektiv.

Janë të lejuar të marrin pjesë subjektet shqiptare dhe të huaja. Te kjo kategori përfshihen studiues, artistë dhe personalitete me kontribut brenda dhe jashtë vendit. Propozimi për zgjedhjen e personelit akademik me kontratë bëhet pranë Bordit drejtues nga ana e Rektorit me propozim të Dekanit të fakultetit përkatës me miratim të bordit drejtues.

  • Nuk mund të marrin pjesë në konkurs ata që janë hequr nga puna në një institucion publik për shkak të moseficensës në punë.
  • Ata persona që kanë vuajtur një dënim penal.

Bazuar në nenin 19 të Rregullores së Akademisë së Studimeve të Aplikuara Reald për personelin akademik me kontratë të përkohshme dhe të ftuar. Konkurrimi për personelin akademik për të dyja kategoritë bëhet nëpërmjet vlerësimit të dosjes së kandidatit.

Kandidati duhet të plotësojë këto kërkesa të përgjithshme:

  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar
  • Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkurron
  • Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje.
  • Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna.
  • Të ketë notë mesatare të lartë të studimeve.

Kriteret specifike përcaktohen në rregulloret e brendëshme të njësive kryesore. Bazuar në nenin 12 të rregulloreve të brendëshme të dy fakulteteve respektive të Akademisë së Studimeve të Aplikuara Reald Fakultetit të Mjekësisë dhe Fakultetit të Shkencave Humane. Punonjësit shkencorë të fakulteteve pranohen me konkurs. Kriteret specifike të konkursit propozohen nga departamenti dhe miratohen nga dekani. Për zhvillimin e konkursit ngrihet një komision me përfaqësues të departamentit, përfaqësues të dekanatit,rektoratit,bordit. Kandidatët e përzgjedhur merren me kontratë 6 mujore deri në 1 vjeçare. Kontarta nënshkruhet nga administratori si përfaqësues i bordit. Pas përfundimit të kontartës dhe plotësimit të kushteve të saj, kontrata mund të kthehet në definitive. Punonjësit mësimor të jashtëm përzgjidhen sipas të njëjtës procedurë me stafin akademik të brendëshëm. Punonjësit mësimor të huaj pranohen në procesin mësimor në bazë të marrëveshjeve dypalëshe pas vendimit të administratorit.

Në lidhje me kriteret specifike kandidati duhet të ketë:

Fotokopje të kartë së identitetit

Curriculum vitae

Fotokopje të noterizuara në baë të origjinalit të gjithë dokumentacionit të tij diploma tituj

Të ketë dublikat të botimeve që ka realizuar

Vlerësohet eksperienca e punës