post

Njoftim: Dokumentacioni i nevojshëm për studime në ciklin e dytë master professional

Të nderuar Student,

Nëse jeni të interesuar për studime në ciklin e dytë master professional, ASAR ofron master professional në “Menaxhim Infermieror”. Aplikimet bëhen pranë sekretarisë së ASAR Vlorë, duke filluar nga data 11 Tetor 2016 deri në datën 17 Tetor 2016.

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim është:

  1. Diplomë ose fotokopje të saj të njësuar me origjinalin të ciklit të parë të studimeve.
  2. Diplomë e Maturës Shtetërore se bashku me certifikatën e notave ose fotokopje të tyre të njësuar me origjinalin
  3. Formulari I Aplikimit (E gjeni pranë sekretarisë së ASAR)
  4. Fotokopja e dokumentit të identifikimit (kartë identiteti, letërnjoftim dhe pasaportë)
  5. Dy fotografi personale