post

Marrëveshje bashkëpunimi me Institutin Politeknik të Leiria

MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI ME INSTITUTIN POLITEKNIK TË LEIRIA (PORTUGALI)

KULLA E BABEL DESTINACIONET TURISTIKE PROJEKT MBARËBOTËROR

 

Universiteti Reald pas një Marrëveshje  bashkëpunimi ndërkombëtar”, nënshkruar me Institutin Politeknik të Leiria (Portugali), lidhur me veprimtaritë e kërkimit shkencor, shkëmbimin e studentëve, të stafit akademik dhe atij administrativ është përfshirë në një projekt ndërkombëtar interesant dhe mjaft ambicioz lidhur me turizmin duke përfaqësuar në këtë mënyrë Shqipërinë.

Projekti kërkimor, nga titulli “ Kulla e Babel e destinacioneve turistike në të gjithë botën”, propozon të bëhet një vëzhgim mbi destinacionet turistike të preferuara në të gjithë botën.

Profesori Mirko Perano, docent i Menaxhimit pranë Universitetit Reald dhe anëtar i grupit për kërkimin ndërkombëtar GITUR ( Njësia kërkimore e turizmit të Institutit Politeknik të Leiria-Portugali) është përfaqësues i Shqipërisë për këtë projekt.

Home page e këtij projekti është e dukshme duke klikuar këtë link.
Për plotësimin e pyetësorit të projektit, që kërkon disa minuta, mund të klikoni këtë link.