post

Kërkimi Shkencor

  1. Vizioni

Kërkimi shkencor në ASAR zë një vend qendror dhe është baza e mësimdhënies dhe e asaj çfarë bëjmë ne si staf universitar. Kërkimi shkencor bazohet në Revistat shkencore,Konferenca shkencore, shkolla verore ,Bibliotekën si dhe në njësinë e lëndëve metodologjike duke filluar nga niveli Bachelor. Puna kërkimore synon të jetë jo vetëm novatore, por dhe e komunikueshme që do të thotë të arrijë t’i flasë jo vetëm anëtarëve të komunitetit akademik, por dhe një audience joakademike.

Rwndwsi tw veçantw I kushtojmw edhe impaktit të hulumtimit shkencor  I cili kërkon një kombinim të matjes sasiore me atë cilësore. Produktet bazë të kërkimit shkencor përfshijnë që nga posterat dhe prezantimet në aktivitete kërkimore e deri te recensat, artikujt, monografitë dhe punën editoriale. Secili prej këtyre produkteve vlerësohet në bazë të vendit të botimit/shpërndarjes ose komunikimit, bordit recensues/editorial, dhe momentit të botimit/shpërndarjes apo komunikimit . Bordi ynë i revistave shkencore garanton ruajtjen e parimeve të objektivitetit dhe të rigorozitetit shkencor.

Diploma  e Bashelorit është hapi i parë i karrierës akademike të secilit student. Në bashkëpunim dhe me tw  dy Fakultetet përbërëse  ASAR ka strukturuar kërkimin shkencor dhe drejtimin e punës kërkimore të studentwve sipas Drejtimeve Kërkimore dhe Akseve kërkimore të veçanta të anëtarëve të stafit të cilët janë udhëheqës të studentëve . Drejtimet kërkimore janë prioritetet kryesore Kërkimore të ASAR-it dhe drejtohen nga anëtarët e stafit me titujt më të lartë shkencorë brenda fushave përkatëse..

Me Kwrkimin shkencor kwrkohet  qw ASAr-I tw kthehet   në një burim të vazhdueshëm dijesh dhe konsulence si për komunitetin akademik, ashtu dhe për aktorë të tretë.
Të çojë në rritje profesionale të stafit akademik dhe kërkimor të ASAR-it, brenda ekspertizave dhe fushave të tyre të interesit shkencor. Ky konceptim i punës kërkimore ndryshon nga trajnimi tradicional i trajnimit të studiuesve me gamën e gjerë të literaturës,  me probleme dhe çështje të ndryshme të disiplinës, brenda së cilës secili prej nesh punon dhe jep mësim. Nëpërmjet konceptimit të hulumtimit përmes Drejtimeve dhe Akseve kërkimore, ne synojmë krijimin e specializimeve dhe thellimin e vazhdueshëm të stafit duke krijuar kështu grupe pune të qëndrueshme dhe bashkëpunim afatgjatë kolegjial.

2. Revistat  dhe Botimet

Revista është një botim shkencor, i cili del dy herë në vit, në dhjetor dhe qershor.

Udhëzime të përgjithshme

Redaksia e revistës pranon për botim vetëm artikuj origjinalë, të cilët janë produkt i studimit dhe veprimtarisë kërkimore-shkencore të autorit/autorëve dhe të mos jenë botuar më parë në ndonjë periodik apo publikim tjetër.

Ju lutemi të ndiqni me rigorozitet udhëzimet e mëposhtme para dorezimit te punimit tuaj per botim, përfshirë këtu abstraktin, fjalët kyçe, titujt dhe referencat: Përgatitja e Punimit shkencor Cdo artikull shkencor që botohet në revistat e mesiperme përmban Titullin, Abstraktin dhe Fjalët Kyce (deri ne 5), punimin shkencor dhe Bibliografinë ose Listen e referencave ne fund te punimit.

Abstrakti: Cdo artikull shkencor që dërgohet për botim në ne revistat e mesiperme duhet të shoqërohet me një abstrakt. Çdo abstrakt duhet të dërgohet elektronikisht në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze brenda afateve të përcaktuara nga redaksia e Revistës. Abstrakti duhet të përmbajë edhe fjalët kyçe (jo më shumë se 5). Abstrakti duhet të jetë 250-300 fjalë dhe duhet të përmbajë:

-emrin e autorit/autorëve,

pozicionin e punës/institucionin nga vijnë -problematiken e punimit, qe shtjellon shkrimi

-pyetjen baze kerkimore dhe hipotezen apo argumentin e punimit –

literaturen baze apo autoret kryesore

-metodologjine apo hapat kryesore te procedimit kerkimor.

Shkrimi duhet të jetë në font Times Neë Roman, shkrimi 12, hapësira njëshe (single space). Punimi Shkencor: Artikujt duhet të përmbajnë minimumi 5 mijë fjalë dhe maksimumi 7 mijë fjalë. Këtu nuk përfshihet Bibliografia në fund të artikullit, por përfshihen shënimet në fund të faqes. Punimet duhet të jenë të strukturuara në tituj dhe në nëntituj për çdo sesion, shkrimi 12-të, zhvendosur majtas (abstrakti nuk numërohet). Midis titullit dhe tekstit duhet lënë një hapësirë boshe.

Bibliografia : Kjo vendoset në fund të shkrimit dhe është e strukturuar sipas rendit alfabetik të burimeve. Aty ky autori e sheh të nevojshme, Bibliogafia mund të ndahet dhe në seksionet Literaturë dhe Dokumente ose Burime Parësore.

Një Udhëzues i thjeshtë mbi referencat në brendësi të shkrimit dhe Bibliografinë, bashkangjitet në fund të këtij dokumenti.

3. Aktivitetet dhe te rejat shkencore

Konferencat

Marreveshje me konsullaten

Shkolle verore

No Comments

Add your review