post

Historiku

Akademia e Studimeve të Aplikuara “REALD”u themelua në vitin 2010 , nga Shoqëria ESKELD me president Z. Serrik Muskaj  si vijueshmëri  e vizionit  dhe largpamësisë së tij pasi po e njëjta shoqëri kishte krijuar në 2008, Shkollën 9- vjeçare , Shkollën e Mesme. Përvoja disa vjeçare si dhe të  qënurit biznesmen i cili  ka operuar për një kohë të gjatë në tregun shqiptar e në veçanti në Rajonin e Jugut, pas një studimi të hollësishëm të nevojave dhe kërkesës  së  komunitetit të  këtij rajonit, bëri që ai të investonte në krijimin e kësaj Akademie.

Në vitin 2011 me vendim të Këshillit të Ministrave së Arsimit u themelua Akademia e Studimeve të Aplikuara “REALD”, si një  institucion privat i arsimit të lartë, në një konceptim bashkëkohor, që vjen si një iniciativë e sipërmarrjes së lirë.

ASAR vjen si një hapësirë moderne për studime akademike dhe punë kërkimore –shkencore, me tetë programe studimi, me një staf të shkëlqyer pedagogësh, me tituj dhe grada shkencorë, emra të botës akademike në Rajonin e Vlorës të tillë si: Prof. Dr. Sabit Brokaj, Prof. Dr. Spiro Caushi, Prof. Ass Sotir Vangjeli,  Prof. Dr. Bilal Shkurtaj, Prof. Dr. Ylli Shehu,  Prof. Ass Vitori Hasani, Prof.Ass Dr. Odise Papa, PSA Donika Zyberi, Prof.Ass. Dr. Arqile Apostoli, Prof.Dr. Stavri Furxhiu, Prof.Dr Engjell Liçaj etj.

Auditorë bashkëkohorë, laboratorë të kompletuar, bibliotekë, interneti falas, ambientet sportive zbavitëse, qendra shëndetësore, ofrojnë një ambient multikulturor dhe një larmi shërbimesh, që e bëjnë  Akademinë e Studimeve të Aplikuara “REALD” një mundësi përzgjedhjeje në të dy fakultetet.  ASAR mbështet përmes politikave sociale dëshirën dhe vullnetin për dije edhe për shtresat në nevojë ekonomike, duke vënë në dispozicion të tyre  bursa studimi. Studentët janë të lirë të mendojnë, të konstruktojnë gjykimin e tyre, duke marrë përgjegjësitë qytetare, në përmbushje të ëndrrës për një shkollim të standarteve perëndimore dhe përgatitje për karrierën e ardhshme profesionale.

Akademia e Studimeve të Aplikuara ” REALD” ka për objektiv :

  • Të sigurojë programe diplomimi integrale që përfshijnë kërkimet inovative, mësimdhënie, përvetësimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të dijeve.
  • Të tërheqë dhe të vlerësojë studentët  ekselentë të  Maturës Shtetërore.
  • Të evolojë dhe ti përgjigjet kërkesave akademike dhe nevojave të studentëve.
  • Të sigurojë një mekanizëm të mirë për zhvillimin e karrierës së anëtarëve të tij.
  • Të krijojë bashkëpunime akademike me universitetet e tjera.
  • Të përgatisë profesionalisht studentët si specialistë të lartë nëpërmjet mësimdhënies, të aftë për të përballuar sfidat e kohës.
  • Të kryejë studime shkencore në fushat që mbulon me tematikë që  në dobi të zhvillimit të vendit,  si në fushën e arsimit,ashtu dhe të praktikës jetësore.
  • Të formojë shkencëtarë të rinj nëpërmjet punës së përkushtuar të stafit akademik të ASAR-it, dhe punës individuale të pedagogëve të rinj dhe studentëve.
  • Të kryejë kualifikimin e vazhdueshëm të stafit akademik të Akademisë duke kontribuar në jetën akademike, shkencore dhe kulturore të vendit tonë nëpërmjet një mekanizmi të mirë për zhvillimin e karrierës së anëtarëve.
  • Të zgjerojë aktivitetin e tij në të gjithë territorin e Shqipërisë dhe jashtë saj, me qëllim bashkëpunimi dhe shkëmbimi përvoje akademike e shkencore.
  • Modernizimin e metodave të punës dhe të proçedurave të transmetimit të mësimdhënies dhe kontrollit të dijeve, udhëheqjes së tezave të diplomave të 2 ciklet e studimeve, të projekteve etj, përgatitjen e materialeve didaktike nëpërmjet teknologjive të informacionit si dhe përmirësimi i vazhdueshëm i raportit pedagog/student.
  • Të forcojë autonominë universitare në fushat mësimore dhe shkencore, në zbatim të ligjshmërisë, në përputhje me misionin dhe kapacitetin e tij.
  • Akademia e Studimeve të Aplikuara “REALD”  ofron programe studimesh cilësore, të qëndrueshme dhe të krahasueshme me sistemet arsimore evropiane të arsimit të lartë.
  • Akademia e Studimeve të Aplikuara “REALD” , ka si qëllim që veprimtaria e stafit akademik dhe mbështetës ta rendisë atë ndër Universitetet më të mira në Shqipëri.