post

Fjala e Presidentit

PRESIDENTI SERRIK MUSKAJ

ASAR, PARTNER I ZHVILLIMIT DHE I TREGUT TË PUNËS

Pak nga pak,ASAR po shkon drejt 5-vjeçarit të parë. Që nga themelimi në vitin 2010, ASAR nuk ka reshtur përpjekjet për reformimin, strukturimin dhe kompletimin brenda vetes, apo procese dhe iniciativa të cilat sigurojnë diplomimin me cilësi sa më të lartë të studentëve tanë. Nga ana tjetër ASAR është mjaft aktiv në hapësirën shoqërore, në botën e ideve, nismave, botimeve, projekteve dhe lidhjeve me tregun e punës. Kjo është mjaftueshëm për të plotësuar profilin e një universiteti tërësisht në shërbim të misionit të tij publik – përgatitjes së studentit, specialistit, qytetarit, i një universiteti si qendër e forcave të gjalla të shoqërisë.

Në funksion të ekselencës, ASAR  ka ndërtuar një seri programesh dhe projektesh, të cilët do të ndërtojnë me ndihmën e ASAR  karrierën e tyre të mëtejshme, akademike ose në tregun e punës.

ASAR  partner i tregut të punës përfshin një seri iniciativash që kanë filluar që me ndërtimin e bordeve të tregut të punës dhe përfshirjen e individëve të shquar nga bota e punës në proceset tona mësimdhënëse dhe këshilluese, por tashmë në partneritet edhe me  bizneset më të rëndësishme në Shqipëri dhe jashtë saj, në funksion të asistimit të tyre për burimet njerëzore në cilësinë që ata kërkojnë dhe anasjelltas, asistimin e studentëve tanë në rrugën e tyre drejt tregut të punës.

ASAR  në funksion të zhvillimit të vendit është gjithçka që ne bëjmë me projektet tona kërkimore dhe shkencore, por edhe debatin e ideve, analizat, projeksionet, shkurt të gjithë atë punë kërkimore shkencore që kontribuon për shoqërinë shqiptare dhe ndihmon zhvillimin.
Pikërisht në këtë trekëndësh mbështetet e ardhmja dhe projekti ynë për universitetin e dekadës së dytë.