post

Fakulteti i Shkencave Mjekësore

Përshkrimi i fakultetit:

Fakulteti i Shkencave Mjekësore  ofron diploma në të tre ciklet e studimit:

  • “Master i Shkencave” në Stomatologji, (5 vite akademike)
  • “Master i Shkencave” në Farmaci. (5 vite akademike).
  • “Master Profesional” në Menaxhim Infermieror (1.5 vite akademike).
  • “Bachelor” në Fizioterapi  (3 vite akademike).
  • “Bachelor” në Infermieri (3  vite akademike).

Mësimdhënia përqendrohet në njohuritë më të mira bashkëkohore, në eksperiencën dhe përvojën e disa prej universiteteve më të mira ndërkombëtare, në programe e tekste mësimore moderne e të asimilueshme, në metoda mësimdhënieje cilësore, që e bëjnë studentin pjesë aktive të procesit mësimor dhe i krijojnë mundësitë e duhura për specializim të mëtejshëm, në njërin nga drejtimet që ofrohen në programet e fakultetit.
Stafi akademik i Fakultetit të  Shkencave Mjekësore përbëhet nga  pedagogë të diplomuar në universitetet shqiptare dhe ato prestigjoze perëndimore, me përvojë të spikatur në mësimdhënie dhe kërkim shkencor.
Përtej dijeve teorike që përftohen në auditorët e ASAR , studentët e Fakultetit të Shkencave Mjekësore, janë pjesë aktive e, leksioneve të hapura, konferencave, praktikave e projekteve kërkimore shkencore, nën drejtimin e ekspertëve të fushës – shqiptarë e të huaj.

Dekan

Prof.Ass.Dr.Sotir Vangjeli

Departamentet

 

Programi            Cikli i studimiT         Informacion                          
Infermieri Bachelor Liçensimi: VKM Nr.650, datë 14.9.2011pdf
Fizioterapi Bachelor Liçensimi: Urdhër Nr.336, datë 13.08.2012pdf
Menaxhim Infermieror Master profesional Liçensimi: Urdhër Nr.336, datë 13.08.2012pdf
Akreditimi: Urdhër Nr. 327, datë 15.08.2013pdf
Stomatologji Master shkencor(5 vjet) Liçensimi: VKM Nr.650, datë 14.9.2011pdf
Farmaci Master shkencor(5 vjet) Liçensimi: VKM Nr.650, datë 14.9.2011pdf