post

Fakulteti i Ekonomisë

Përshkrimi i fakultetit:

Mbështetur në filozofinë e ASAR , Fakulteti  i Ekonomisë kombinon njohuritë teorike ekonomike me përvojat më të spikatura praktike, duke i përgatitur studentët me cilësi për kërkesat dhe prirjet e tregut të punës në Shqipëri, rajon e më gjerë.
Fakulteti i Ekonomisë ofron diploma  të  ciklit  te studimit: Bachelor dhe përbëhet nga  2 departamente: Departamenti i Financës, Departamenti i Menaxhimit

Mësimdhënia përqendrohet në njohuritë më të mira bashkëkohore, në eksperiencën dhe përvojën e disa prej universiteteve më të mira ndërkombëtare, në programe e tekste mësimore moderne e të asimilueshme, në metoda mësimdhënieje cilësore, që e bëjnë studentin pjesë aktive të procesit mësimor dhe i krijojnë mundësitë e duhura për specializim të mëtejshëm, në njërin nga drejtimet që ofrohen në programet e fakultetit.
Stafi akademik i Fakultetit të Shkencave Humane  përbëhet nga  pedagogë të diplomuar në universitetet shqiptare dhe ato prestigjoze perëndimore, me përvojë të spikatur në mësimdhënie dhe kërkim shkencor.
Përtej dijeve teorike që përftohen në auditorët e ASAR , studentët e Fakultetit të Shkencave Humane , janë pjesë aktive e debateve, leksioneve të hapura, konferencave, praktikave e projekteve kërkimore shkencore, nën drejtimin e ekspertëve të fushës – shqiptarë e të huaj. Fakulteti i Shkencave Humane  në ASAR  është në pararojë të risive të fushave që mbulojnë diplomat e këtij fakulteti dhe është i hapur për bashkëpunime dhe horizonte të reja.

Dekan

Prof. Dr. SPIRO CAUSHI

Rregullore e Fakultetit te Ekonomise

Rregullorja e programit të studimeve të ciklit të parë në Financë

Rregullorja e programit të studimeve të ciklit të parë në Menaxhim

 

Departamentet

 

Programi Cikli i studimit Informacion
Marketing Bachelor Liçensimi: VKM Nr.650, datë 14.9.2011pdf
Financë Bachelor Liçensimi: VKM Nr.650, datë 14.9.2011pdf
Menaxhim Bachelor Liçensimi: VKM Nr.650, datë 14.9.2011pdf