post

Programet e Studimit

Akademia e Studimeve të Aplikuara “REALD” zhvillon aktivitetin e tij në  kampusin Universitar  në qytetin e Vlorës. Ai ofron programe studimi 3-vjeçare për diplomat “Bachelor”, (180 kredite); 1.5 vjet për diplomën “Master Profesional”, (90 kredite)  si dhe programe studimi 5-vjeçare Diplomë e Integruar e nivelit të Dytë (300 kredite).

1. Fakulteti i Shkencave Mjekesore me deget:

  1. Farmaci 5 Vite Akademike
  2. Stomatologji 5 Vite Akademike
  3. Infermieri 3 Vite Akademike
  4. Fizioterapi 3 Vite Akademike

2. Fakulteti i Shkenncave Humane

  1. Menaxhim 3 Vite Akademike
  2. Finance 3 Vite Akademike

3. Qendra e Kerkimit Shkencor

Me kërkesën e Akademisë së Studimeve të Aplikuara “REALD”, dhe mbi bazën e përfundimit të arritur nga Komisioni i Vlerësimit të Kërkesave për IAL jopublik në Republikën e Shqipërisë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës miratoi: “Hapjen e Akademisë së Studimeve të Aplikuara “REALD”” në qytetin e Vlorës.

Me Urdhrin nr. 336 të Ministrit, datë 13.08.2012 për hapjen e programeve të reja në “Akademinë e Studimeve të Aplikuara REALD”  u hapën deget që vijojnë:

Fizioterapi , program i studimit të ciklit të parë “Bachelor”(3 vite akademike).

Master profesional “ Menaxhim Infermieror” (1.5 vite akademike).

Akademinë e Studimeve të Aplikuara “REALD”  do të përgatisë specialistë të lartë, ku në ciklin e parë të studimeve  do të lëshojë diploma “Bachelor” në titujt:

  • Specialist i lartë në: “ Financë ”, “Marketing ” dhe në “Menaxhim”.
  • Specialist i lartë “Infermier i Përgjithshëm ”, “Fizioterapist”

Në ciklin e dytë të studimeve  do të lëshojë  diploma me titullin :

  • “ Master i Shkencave në Stomatologji”,
  • “Master i Shkencave në Farmaci”.
  • Master Profesional në “Menaxhim Infermieror”.