post

Bibloteka

Biblioteka

Një ndër gjërat me shumë rëndësi për ecurinë e studimeve është dhe biblioteka. Ajo përbën një pasuri shumë të çmuar për studentët.  ASAR  i kushton një rëndësi të veçantë bibliotekes  dhe pasurimit të saj përmes shtimit të literatures shkencore.Qëllimi kryesor i bibliotekes  së ASAR-it është të suportojë procesin kërkimor dhe kurrikular të Universitetit dhe të studentëve. Biblioteka ndodhet në ambientet e kampusit të ASAR. Me një sipërfaqe 200 m2, Biblioteka ka një kapacitet rreth 100 vendesh studimi dhe siguron kushte optimale për lexuesit. Biblioteka është e pasur me literaturë në funksion të fushave të studimit dhe të programeve akademike në të tria nivelet e studimit: Bachelor,  Master I Shkencave dhe Master Profesional. Punonjësit e bibliotekës orientojnë, sugjerojnë dhe ndihmojnë studentët në përzgjedhjen e literaturës bazë dhe asaj plotësuese, si edhe të materiale online (libra dhe artikuj shkencorë).

Biblioteka pasurohet vazhdimisht me literaturë bashkëkohore (në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të huaja) në funksion të studimit dhe të kërkimit shkencor, përmes blerjeve, abonimeve dhe donacione nga individë dhe organizata të ndryshme. Librat sistemohen të grupuara sipas fakulteteve: Fakulteti i Shkencave Mjekesore , dhe Fakulteti Shkencave Humane.