About

RRETH ASAR

STATUTI & HISTORIKU

reald-logo6

KREU 1

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Institucioni i Arsimit të Lartë Akademia e Studimeve të Aplikuara “REALD” është  institucion i arsimit të lartë, i krijuar në bazë të ligjit Nr 9741, datë 21.05.07, “Për Arsimin e Lartë në Republiken e Shqiperisë”, i ndryshuar me Ligjin Nr. 82 datë 14.02.2013, të Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve “Për përcaktimin e proçedurave dhe dokumentacionit që duhet të paraqesë  subjekti juridik për ciklin e parë dhe ciklin e dytë të studimeve”

Neni 2

Akademia e Studimeve të Aplikuara “REALD”(ASAR), fillimisht përfshin programe të studimeve të ciklit të parë dhe programe të integruara të studimeve të ciklit të dytë dhe më pas do të përfshijë programet e studimit të ciklit dytë (master) dhe të ciklit të tretë. Akademia e Studimeve të Aplikuara “REALD” përbëhet nga fakultetet të cilat organizohen në njësi bazë, ku përfshihen departamentet.Akademia e Studimeve të Aplikuara “REALD” ka në përbërje dy njësi kryesore: Fakultetin e Shkencave  Mjekësore dhe Fakultetin e Shkencave Humane. Fakulteti i Shkencave Mjekësore përbëhet nga departamentet: Departamenti i Infermierisë, Departamenti i Stomatologjisë dhe Departamenti i Farmacisë, Departamenti i Fizioterapisë. Fakulteti i Shkencave Humane përfshin departamentet: Departamenti i  Financës, Departamenti i Menaxhimit dhe Departamenti i Marketingut.

Neni 3

ASAR  ka për qëllim:

  1. Të zhvillojë, të transmetojë dhe të mbrojë dijet me anë të proçesit të mësimdhënies.
  2. Të përgatisë specialistë të lartë në fushën e shkencave mjekësore dhe ekonomike.
  3. Të kryejë studime dhe kërkime në fushën e shkencave mjekësore dhe ekonomike.
  4. Të kryejë kualifikimin shkencor pasuniversitar, kurse të specializimt dhe kurse të kualifikimit afatshkurtër dhe afatgjatë për specialistë në Infermieri, Stomatologji, Farmaci, Financë, Menaxhim, Marketing, Fizioterapinë.

Neni 4 

Mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe. Akademia e Studimeve të Aplikuara “REALD” është institucion jopolitik, kombëtar dhe laik.

Neni 5 

Personeli  mësimor-shencor i Institucionit gëzon liri akademike në proçesin mësimor dhe në kërkimin shkencor në kuptimin e  Nr 9741, datë 21.05.07, “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë” ,  i ndryshuar me Ligjin Nr. 82 datë 14.02.2013, të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës “Për përcaktimin e proçedurave dhe dokumentacionit që duhet të paraqesë  subjekti juridik për ciklin e parë dhe ciklin e dytë të studimeve”.

Neni 6

Të gjitha mjediset e Institucionit gëzojnë paprekshmëri në kuptimin e Nr 9741, datë 21.05.07, “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqiperisë” ,  i ndryshuar me Ligjin Nr. 82 datë 14.02.2013, të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës “Për përcaktimin e proçedurave dhe dokumentacionit që duhet të paraqesë  subjekti juridik për ciklin e parë dhe ciklin e dytë të studimeve”

Neni 7

 Institucioni i arsimit të lartë Akademia e Studimeve të Aplikuara “REALD” ka të drejtë:

  1. Të miratojë planet dhe programet e veta mësimore;
  2. Të miratojë tekstet në përdorim të studenteve te tij;
  3. Të përzjedhë personelin akademik dhe personelin administrativ;
  4. Të perzgjedhë studentet që regjistrohen çdo vit akademik
  5. Të anëtarësohet në shoqata e organizata kombëtare dhe ndërkombëtare  universitare;
  6. Të krijojë lidhje bashkëpunimi me universitete dhe fakultete analoge brenda dhe jashtë vendit.
  7. Të krijojë lidhje bashkëpunimi me Institucione brenda dhe jashtë vendit për realizimin e programeve mësimore e në mënyrë të vecantë praktikave profesionale.

Neni 8

Institucioni privat i arsimit te lartë Akademia e Studimeve të Aplikuara “REALD” detyrohet:

  1. Të zhvillojë procesin mësimor dhe shkencor sipas standarteve të përcaktuara nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës dhe në përputhje me Hapësirën Europiane të Arsimit të Lartë, si dhe të përgatisë specialistë në fusha të ndryshme , të nivelit bashkëkohor.
  2. Të raportojë në Ministrinë e Arsimit dhe të Shkences në fund të çdo viti akademik për veprimtarinë mësimore-shkencore të tij si dhe të paraqesë çdo vit pranë Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës gjendjen financiare të institucionit.
  3. Në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës të kryejë proçesin e vlerësimit dhe të akreditimit, i cili bëhet i njohur për publikun.

Kreu II

ORGANET DHE AUTORITETET DREJTUESE TË INSTITUCIONIT TË ARSIMIT TË LARTË PRIVAT AKADEMIA E STUDIMEVE TË APLIKUARA “REALD”

 Neni 9

Organet dhe autoritetet drejtuese

 Organet drejtuese të institucionit janë Këshilli i Administrimit, Senati akademik , Njësia e Brendshme e Sigurimit të Cilësisë, Qëndra e Kërkimit dhe Zhvillimit, Këshilli  i Fakultetit dhe Këshilli i Etikës së Akademisë e Studimeve të Aplikuara “REALD”, ndërsa autoritetet drejtuese janë Administratori, Rektori, Dekani, Përgjegjësi i Departamentit  dhe Kancelari i Institucionit.

Neni 10

Këshilli i Administrimit

1.Këshilli i Administrimit është organi kolegjial më i lartë vendimmarrës i Institucionit në nivel Administrativ dhe Financiar. Këshilli i Administrimit mbikqyr e kontrollon  veprimtarinë e Institucionit që lidhen me menaxhimin administrativ, financiar, ekonomik,  dhe të pronave të tij

2.Këshilli i Administrimit përbëhet nga Kryetari dhe dy anëtarë të zgjedhur nga Shoqëria Themeluese. Kryetari i Këshillit të Administrimit zgjidhet nga anëtarët e Këshillit të Administrimit me 2/3 e votave.

3.Mënyra e funksionimit të Këshillit të Administrimit, të drejtat e detyrat e të gjithë pjesëmarrësve përcaktohen në rregulloren e Këshillit të Administrimit.

Neni 11

Funksionet e Këshillit të Administrimit

 Funksionet kryesore dhe detyrat e Këshillit të Administrimit janë:

  1. Është përfaqësuesi juridik i Akademisë së Studimeve të Aplikuara REALD;
  2. Emëron dhe shkarkon Rektorin e Institucionit dhe njofton Ministrinë e Arsimit  dhe Sportit në Republikën e Shqipërisë;
  3. Përcakton kushtet e kontrates së punës për autoritete drejtuese, personelin akademik dhe personelin tjetër të Akademisë, vendos rreth emërimit, ngritjes në detyrë dhe largimit të tyre nga puna në bazë të propozimit të paraqitur nga organet kompetente;
  4. Miraton buxhetin dhe planin e investimeve, përcakton mënyrat  e shpenzimeve dhe kontrollon zbatimin e buxhetit dhe të planit të investimeve të Institucionit, si dhe cdo veprimtari tjetër financiare;
  5. Përcakton pagat e stafit akademik dhe të personelit tjetër duke u mbështetur në Ligjin e Arsimit të Lartë dhe burimeve financiare;
  6. Përcakton kuotat e studentëve me pagesë dhe me bursë;
  7. Përcakton pagesën e vitit akademik, kohën në të cilën duhet të shlyhet  pagesa si dhe masën e burses që do të jepet;
  8. Administron pasuritë e luajshme dhe të paluajtshme të Institucionit , përdor si garanci pasurinë e Akademisë së Studimeve Të Aplikuara “Reald” me qëllim për të marrë kredi;
  9. Në rast se vendi i rektorit mbetet vakant, emëron një rektor të ri  në detyrë për më së shumti gjashtë muaj si dhe bën me dije Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve;
  10. Vendos rreth miratimit ose mosmiratimit  në lidhje me donacionet me ose pa kusht që i bëhen Akademisë së Studimeve Të Aplikuara “Reald” si dhe të kryejë procedurat e nevojshme;
  11. Vendos rreth bërjes së investimeve, themelimit të sipërmarrjeve dhe përfshirjes në sipërmarrje tashmë të themeluara me qellim krijimin e të ardhurave për Akademinë e Studimeve Të Aplikuara “Reald”, si dhe vendos rreth menyrës më të mire të përdorimit të burimeve ekzistuese në përputhje me legjislacionin në fuqi;
  12. Inkurajon programet e bashkëpunimit dhe të shkëmbimit , si dhe kryerjen e aktiveteteve shkencore në bashkëpunim me universitete ose institucione të tjera të ngjajshme brenda dhe jashtë vendit, në përputhje me kushtet e përcaktuara në legjislacionin në fuqi;
  13. Ndjek zbatimin e buxhetit me ndihmën e keshilltarëve të pavarur financiare ose me ndihmën e firmave te pavarura të auditit;
  14. Miraton marrëveshjet ose protokollet e bashkëpunimit të paraqitura  nga Rektori, me universitet apo institucionet e tjera brenda  dhe jashtë vendit.
  15. . Miraton perjashtimin e studenteve te ASAR të propozuar nga Dekanët përkatës.

Neni 12

Rektorati

 Rektorati përbëhet nga:

  1.  rektori;
  2. zëvendësrektori/ët;
  3. dekani i çdo fakulteti;
  4. kancelari i institucionit.

Rektorati kryesohet nga rektori.

Funksionet kryesore të rektoratit janë

  1.  harton dhe propozon projektbuxhetin për miratim në senatin akademik;
  2. harton planin për investime, kontratat dhe marrëveshjet, që janë kompetencë e tij;
  3. paraqet rekomandime për projektet për programet e studimeve, të kërkimit shkencor  dhe ndryshimet e nevojshme strukturore për realizimin e tyre;
  4. zbaton të gjitha vendimet e miratuara nga senati akademik dhe këshilli i administrimit
  5. monitoron dhe publikon rezultatet e vlerësimit të veprimtarive të institucionit;
  6. përgatit marrëveshjen ndërmjet institucionit të arsimit të lartë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve për rregullat e financimi
  7. propozon strukturën e përgjithshme dhe numrin e personelit të institucionit për të gjitha nivelet;
  8. përgatit rregulloren e tij të punës, që miratohet nga senati akademik
  9. rektorati kërkon mendimin e senatit akademik dhe të këshillit të administrimit për aspekte të kompetencës së këtyre të fundit.
  10. Rektorati harton raportin vjetor të veprimtarisë mësimore-kërkimore dhe financiaredhe ia paraqet atë për miratim senatit akademik dhe këshillit të administrimit brenda muajit dhjetor të çdo viti për vitin parardhë  .
  11. Në statutin e institucionit publik të arsimit të lartë, në përputhje me këtë ligj,përcaktohen të drejta dhe detyra të tjera, si dhe funksionimi i rektoratit.

 Rektori

Rektori është autoriteti drejtues i ASAR në shkallë akademike . Ai përfaqëson Akademinë e Studimeve të Aplikuara “ REALD” dhe vepron në emër dhe për llogari të saj. Rektori emërohet me vendimin  drejtuesit të shoqërisë për një periudhë 1 vjecare me të drejtë riemërimi.Rektori duhet të ketë titullin “Profesor” ose “Proff/ass. Dr”, “Doktor”( mbrojtur gradën Shkëlqyer).  Marëdhëniet ndërmjet shoqërisë dhe rektorit përcaktohen me kontratë.

Rektori ka keto kompetenca:

  1. Drejton dhe përfaqeson institucionin e arsimit të lartë privat
  2. Propozon dhe jep pelqimin për pranimin e personelit akademik të institucionit në përputhje me kriteret e vlerësimit të përcaktuara nga Senati dhe Këshilli I Administrimit.
  3. Shfuqizon vendimet e Këshillave te Fakulteteve në rast se janë në kundërshtim me ligjin;
  4. Lëshon diplomat e përfundimit të studimeve të ciklit të parë dhe të studimeve të ciklit të dytë dhe të tretë, por nuk ka te drejtën e delegimit të firmës personave të tjerë për këtë kompetencë;
  5. Miraton planin akademik të proçesit mësimor;
  6. Jep leje për hyrjen e forcave të rendit në mjediset e Institucionit dhe mund t’i therrasë ato në rast nevoje;

Lexo më shumë