post

Marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Salernos

Në datën 4 mars 2015 u mbyll procedura ligjore që pati si konkluzion nënshkrimin e një marrëdhënie bashkëpunimi midis Universitetit Reald dhe Universitetit prestigjoz të Salernos. Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje bashkëpunimi, e konsideruar strategjike për Universitetin Reald, fillon një rrugë e zhvillimit të brendshëm dhe ndërkombëtar e kërkuar me shumë dëshirë nga organet drejtuese të Universitetit Reald dhe në mënyrë të vecantë nga presidenti Serrik Muskaj, i cili në takimin e mbajtur në kampusin e Universitetit të Salernos më 18 dhe 19 nëntor 2014 gjeti gatishmërinë e Shkëlqesisë së Tij Rektorit të Universitetit të Salernos, Prof. Aurelio Tommasetti. Universiteti i Salernos është universiteti më i mirë në jugun e Italise (burimi: Sole 24 Ore i 23 qershor 2014), shtrihet në një kampus me siperfaqe rreth 100 hektar dhe është i organizuar në 16 departamente (ndër të cilët, Shkolla e famshme Mjekësore Salernitane). Te dhenat lidhur me rezultatet e vitit 2014 te Universitetit te Salernos gjenden ne linkun e meposhtem: https://drive.google.com/file/d/0BzHR_0fQ1FY3clNOTk1EQ2VkVVU/view?usp=sharing

Bashkëpunimi i realizuar ka lejuar paraqitjen e kërkesave për konkurset Erasmus Plus të programit 2014-2020 për t’ju mundësuar studentëve, pedagogëve dhe personelit administrativ të kryejnë për një kohë të caktuar studime, kërkime, mësimdhënie dhe formim nëpërmjet metodave më të mira pranë Universitetit të Salernos në fushat e ekonomisë, farmacisë dhe infermierisë.