DUKE PËRGATITUR BREZIN E RI TË PROFESIONISTËVE

BËHUNI PJESË e ASAR

KOLEGJI UNIVERSITAR REALD AKREDITOHET PER 5 VJET

Vleresim perfundimtar pozitiv per Institucionin e Arsimit te Larte Kolegji Universitar ``REALD``.
Akreditimin institucional te institucionit te arsimit te larte Kolegji Universitar ``REALD`` per 5 (pesë) vite akademike. Afati perfundimtar i vlefshmerise se akreditimit te Institucionit eshte 19/10/2022.

FAKULTETI I SHKENCAVE EKONOMIKE

Mbështetur në filozofinë e ASAR , Fakulteti i Ekonomisë kombinon njohuritë teorike ekonomike me përvojat më të spikatura praktike, duke i përgatitur studentët me cilësi për kërkesat dhe prirjet e tregut të punës në Rajonin e Jugut, Shqipëri e më gjerë.
Fakulteti i Ekonomisë ofron diploma të ciklit te studimit: Bachelor dhe përbëhet nga 3 njësi bazë: Departamenti i Financës, Departamenti i Menaxhimit dhe Qëndra e Kërkimit Shkencor.

FAKULTETI I SHKENCAVE EKONOMIKE

Mbështetur në filozofinë e ASAR , Fakulteti i Ekonomisë kombinon njohuritë teorike ekonomike me përvojat më të spikatura praktike, duke i përgatitur studentët me cilësi për kërkesat dhe prirjet e tregut të punës në Rajonin e Jugut, Shqipëri e më gjerë.
Fakulteti i Ekonomisë ofron diploma të ciklit te studimit: Bachelor dhe përbëhet nga 3 njësi bazë: Departamenti i Financës, Departamenti i Menaxhimit dhe Qëndra e Kërkimit Shkencor.

FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKSORE

Mbështetur në filozofinë e ASAR , Fakulteti i Shkencave Mjekësore kombinon njohuritë teorike mjekësore me përvojat më të spikatura praktike, duke i përgatitur studentët me cilësi për kërkesat dhe prirjet e tregut të punës në Rajonin e Jugut, Shqipëri e më gjerë.
Fakulteti i Shkencave Mejkësore ofron diploma në: Bachelor Infermieri, Bachelor Fizioterapi, Master Profesional në Menaxhim Infermieror, Master Shkencor në Farmaci dhe Master Shkencor në Stomatologji.

APLIKONI NË REALD

Aplikoni ne nje nga Programet e studimit te Kolegjit Universitar REALD.


  • Fakulteti i Shkencave Humane
    -- Menaxhim
    -- Financë
  • Fakulteti i Shkencave Mjekesore
    -- Infermieri
    -- Fizioterapi
    -- Farmaci
    -- Stomatologji

Si te aplikojme ne Kolegjin Universitar REALD?

Klikoni ne linkun e matures shterore ketu Shikoni shembullin si te aksesosh platformen e matures ketu
pasi keni vendos te dhenat tuaj do tju hapet platforma e regjistrimit.
Pasi keni bere selektimin dhe aplikimin e nje nga programeve te mesiperme ne platformen e matures shteterore, ju mund te paraqiteni prane sekretarive te fakulteteve perkatese per te vijuar me regjistrimin ne programin e deshiruar.
Udhezim teknik si te perdorim faqen e matures shtetrore. Shiko

Kriteret e pranimit në Kolegjin Universitar REALD për vitin akademik 2017-2018
Cikli i Studimit Programi i Studimit Nota mesatare e shkollës së mesme  përfshire dhe provimet e maturës shtetërore Nota mesatare e lëndëve formuese
Bachelor Infermieri 70% 30%
Bachelor Fizioterapi 70% 30%
Bachelor Financë 70% 30%
Bachelor Menaxhim 70% 30%
 
Master i Shkencave Farmaci 70% 30%
Master i Shkencave Stomatologji 70% 30%

TE FUNDIT

ÇDO GJE E RE NGA ASAR PER JU!

VIZIONI YNË

Të jemi një akademi lider për zhvillimin e dijes në shoqërinë shqiptare, një qendër ekselence në formimin akademik të studentëve tanë, një qendër ekspertize të specializuar në fushën e studimeve shoqërore - politike, ekonomike dhe juridike në vend, me ndikim në rajon e më gjerë, si dhe një qendër ekselence për kërkimin shkencor në drejtimet specifike ku zotërojmë potencial.

Misioni

T’u japim studentëve një edukim cilësor, duke përthyer në të rezultatet e një kërkimi shkencor të vlefshëm, t’i shërbejmë dijes së shoqërisë shqiptare nëpërmjet mësimdhënies, kreativitetit, përdorimit të arritjeve më të mira të shkencës, si dhe partneriteteve me tregun e punës e atyre ndërkombëtare.

VLERAT

Cilësi dhe Ekselencë; Lidership dhe Punë Grupi; Liri eksplorimi intelektual; Drejtësi dhe Integritet; Transparencë dhe Përgjegjshmëri; Mësim gjatë gjithë jetës.

PYETESOR

Ministria e Arsimit dhe Sportit me mbështetjen e UNDP Albania ka ndërmarrë një proces konsultimi me grupet e interesit me qëllim vlerësimin e rezultateve/problematikave të hasura gjatë zbatimit të ligjit për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor.
Në kuadër të këtij procesi është hartuar një pyetësor i cili ka për qëllim të vjelë opinionin e studentëve që kryejnë studimet në Institucionet e Arsimit të Lartë me qëllim identifikimin e problematikave dhe pritshmërive të tyre në kuadër të përmirësimit të zbatimit të ligjit në fjalë.
Për të thithur opinionin e një numri sa më të madh studentësh, lutemi bashkëpunimin Tuaj në shpërndarjen e këtij e-maili tek studentët e institucionit tuaj, si dhe publikimin e njoftimit dhe linkut të mëposhtëm në faqen Web te IAL-së/fakultetit.
Për të plotësuar pyetësorin në fjalë mjafton të klikohet linku: https://www.surveymonkey.com/r/8LHNRZT të plotësohet pyetësori dhe në fund të klikohet kutia “Done”.
Pyetësori do të jetë i vlefshëm për tu plotësuar deri në dt. 24 prill 2017.